Monday, July 20, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha dhe besimi i tij i verbër tek Edi Rama

admins by admins
February 1, 2021
in Aktualitet, Opinione
A A
0
Lulzim Basha dhe besimi i tij i verbër tek Edi Rama
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Nga Flogert Muça/ Lulzim Basha doli ditën e sotme dhe në më pak se 10 minuta bëri prezantimin e programit të tij për Shëndetësinë. Ashtu si në të gjitha daljet e tij, ku e vetmja gjë që nuk mungon kurrë është cektësia e argumentit, Lulzim Basha edhe këtë herë nuk ka folur për menaxhim krize, as për reforma thelbësore të sistemit. Ka zgjedhur si përherë të flasë për realitete ëndrrash, me shifra të fryra në ekstrem dhe pa një fill bashkues logjik, të përdorura siç është zakoni i Bashës, me një shpërfillje të skajshme të realitetit dhe të vërtetës.

Në një kohë kur e gjithë bota e pranon si një fakt të pakundërshtueshëm, ndikimin që do të ketë pandemia në hartimin e politikave shëndetësore të së ardhmes, Basha i mbyllur në ishullin e tij të SHQUP-it, nuk ka patur asnjë fjalë për të thënë në lidhje me pandeminë, në prezantimin e tij nuk kish gjetur asnjë hapësirë për të dhënë ndonjë ide, qoftë edhe të vagët, të mënyrës se si ai do ta menaxhonte atë.

Sot, askush nuk u habit në fakt. Sepse njerëzit e kanë të freskët në kujtesë, sjelljen e kryetarit të opozitës pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, kur kishte shumë për të sulmuar qeverinë, a thua tërmeti hyn tek ato ngjarje që i shkakton kjo e fundit, ndërkohë që për as edhe një moment nuk denjoi t’u bashkohej përpjekjeve të qeverisë në ndihmë të të prekurve. Atëherë, ashtu si sot, zgjodhi atë që di të bëjë më mirë: t’i bjerë shkurt, duke i lënë gjithmonë e më pak kohë punës dhe gjithmonë e më shumë kohë gjumit të tij tashmë proverbial.

Por, pavarësisht ëndrrave të një njeriu që çdo post të mbajtur në këtë jetë ia kanë vënë në prehër të tjerët, realiteti nuk para “u bën zbritje” njerëzve të përgjumur si kryetari i PD. Ai është aty, kokëfortë, me një pandemi e cila sipas parashikimeve të ekspertëve kudo në botë, do të na shoqërojë edhe për disa kohë. E ndërkohë që udhëheqësit seriozë në të gjithë botën, ashtu sikurse dhe qeveria e Shqipërisë, janë duke i bërë llogaritë e projektimit të politikave të së ardhmes duke e konsideruar pandeminë një të dhënë të painjorueshme, Lulzim Basha ka zgjedhur të mos i kushtojë as edhe një resht në programin e tij, një plani mbi mënyrën e përballimit të saj. Gjumi dimëror e ka bërë të harrojë edhe atë planin e famshëm qesharak me pesë pika, 95% e të cilave ishin vënë në zbatim, por Basha vijonte t’i propozonte.

Dhe këtu dalim tek arsyeja përse mund të ndodhë që një kryetar opozite që pretendon të vijë në pushtet, prezanton plane që ngjajnë më shumë të nxjerrë nga fantazia e librave që lexon mbrëmjeve, se sa ide konkrete për të përballuar sfidat me të cilat të përball qeverisja. Dhe kjo arsye mund të jetë e lidhur me… Edi Ramën.

Me sa duket, Lulzim Bashës, sot katër vjet më vonë, nuk i është lëkundur besimi tek aftësitë e Edi Ramës për të qeverisur. Ashtu siç pati besim se kryeministri do të përballonte pasojat e tërmetit, siç u bë dëshmitar Basha vetë dhe të gjithë shqiptarët, se si u mblodhën paratë për rindërtimin, duke tejkaluar edhe pritshmëritë. Ashtu siç kuptoi se kjo u arrit pa u ndjerë fare nevoja e bashkëpunimit të opozitës së Bashës, që në fakt do të ishte normale dhe e mirëpritur në cilindo vend të botës, ashtu edhe tani, Lulzim Basha është i sigurt se Edi Rama dhe qeveria do të menaxhojnë në mënyrën e duhur pandeminë e Covid-19.

I vetëdijshëm se, edhe një herë, si në shumë raste të tjera, ai është i panevojshëm.

Previous Post

Historia e një fotografie të vitit 1938, takimi në Shkodër i penave më të njohura shqiptare

Next Post

Aktorja Natasha Andoni (1955)

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Aktorja Natasha Andoni (1955)

Aktorja Natasha Andoni (1955)

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In