Mozzik ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “NIN” në “Klan Kosova” në të cilin u rrëfye pa rezerva për karrierën dhe jetën e tij private. Reperi nuk mund t’ju shpëtonte pyetjeve në lidhje me ish-partneren e tij, Loredanën, me të cilën ai është ndarë prej thuajse 1 viti.
Gjatë intervistës, Mozzik mori një surprizë shumë të bukur nga vajza e tij, Hana, dhe Loredana ishte e përfshirë në të. Kjo e fundit i mësonte të bijës t’i thoshte Mozzik “babi të dua” dhe kjo gjë e emocionoi shumë reperin.
Megjithëse ujërat mes dyshes duket se janë qetësuar, Mozzik u shpreh i vendosur se ai dhe Loredana nuk do të rikthehen më me njëri-tjetrin.
“Është një vendim që e kam marrë unë personalisht si mashkull, e kam marrë një drejtim timin dhe nuk i kthehem më asaj rruge. Nuk jena mo dhe s’kthehet kurrgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo”, ka thënë Mozzik gjatë intervistës.