Sunday, January 17, 2021
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Lleshaj: E gjithë Shqipëria nderon kujtimin Dëshmorëve të Kombit

by Redaksia Online
May 5, 2019
in Politikë
0
Kape tjetër grapitës në “Rinas”
39
SHARES
18
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Në përkujtim të Dëshmorëve të Kombit, Ministria e Brendshme zhvilloi një ceremoni përkujtimore në Akademinë e Sigurisë në Sauk.

Në ceremoni morën pjesë, ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe familjarët e dëshmoreve dhe te ftuar te tjerë.

Ministri i Brendshëm tha se, “e gjithë Shqipëria nderon kujtimin e saj më të mirë, kujtimin e atyre burrave dhe grave që i dhanë asaj atë çka kishin më të shtrenjtë, jetën e tyre”.

“Përgjatë historisë së tij të madhe dhe të ndërlikuar, popullit shqiptar i është dashur të paguajë një çmim të rëndë në shërbim të mbijetesës, të lirisë dhe prosperitetit. Sot përkujtojmë mijëra shqiptarë që kanë dhënë jetën si Dëshmorë të Atdheut në luftërat për liri dhe pavarësi”, – tha Lleshaj.

“Por sot përkujtojmë edhe qindra dëshmorë të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, që e dhanë jetën në një luftë dhe në një front tjetër: Në luftën kundër krimit, në mbrojtje të sigurisë publike, në një front të brendshëm. Që nga viti 1990, 224 punonjës të Policisë së Shtetit kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës. Ky numër shumë i lartë punonjësish policie të rënë në harkun e pothuajse tri dekadave është dëshmi e dy realiteteve: Nga njëra anë, ky numër tregon një zhvillim politiko-shoqëror jo normal, i cili ka prodhuar një situatë kriminale të pazakontë edhe në kontekstin historik të vendit tonë; Nga ana tjetër, numri i lartë i dëshmorëve nga radhët e Policisë së Shtetit tregon se përballja me krimin ka qenë e ashpër, e vështirë por edhe heroike”, – tha Lleshaj.

“Shumë prej jush kanë përballuar sfida të vështira, që ndonjëherë shkojnë deri në kufijtë e mbijetesës, por kurrë asnjëri prej jush nuk u dorëzua. Keni luftuar çdo ditë për ta çuar përpara emrin e mirë që ata lanë, misionin që ata patën në jetë. Keni edukuar me vlera të larta morale, fëmijë që trashëguan cilësitë më të mira të baballarëve, apo vëllezërve të tyre. Keni nderuar uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit. Shumë prej jush e trashëguan me krenari dhe e çuan më tej misionin që ata fatkeqësisht e lanë në mes”, – shtoi ministri i Brendshëm.

“Ju të gjithë meritoni nderim e respekt për sakrificat, për besnikërinë dhe frymën atdhedashëse që edukoni tek brezat më të rinj, për forcën me të cilën ecni përpara, për shembullin që përcillni tek çdo familje shqiptare”, tha Lleshaj, duke ju drejtuar familjarëve të rënëve në Policinë e Shtetit.

“Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit ka sot përgjegjësinë e madhe që, përballë hipotekës së jashtëzakonshme të nderit, që buron nga gjaku i derdhur nga pjesëtarët e saj, të bëjë çdo përpjekje në shërbim të përmirësimit të marrëdhënieve me qytetarët, në funksion të rritjes së pandërprerë të parametrave të sigurisë publike’, vijoi ai.”Por Policia e Shtetit duhet që, pavarësisht angazhimit për përballjen me krimin dhe për përmirësimin e sigurisë publike, të mos harrojë kurrë detyrimin e përjetshëm për respekt ndaj dëshmorëve të saj dhe për përkujdesje ndaj familjarëve të tyre”, u shpreh Lleshaj.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të zbatojnë një program të gjerë masash në shërbim të familjeve të dëshmorëve të Atdheut.Në zbatimin e këtij programi, do të ketë rol të rëndësishëm Qeveria, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, por edhe shoqëria, e cila do të ftohet të bëhet pjesë e projekteve të ndryshme”, – tha Ministri i Brendshëm.

“Ne jemi të bindur se kjo përkujdesje është jo vetëm një detyrim moral e ligjor, por edhe një nevojë e dorës së parë. Duke nderuar dëshmorët e saj, duke u kujdesur për familjarët e tyre, Policia e Shtetit rrit dhe forcon nderin e saj, këtë element thelbësor identitar, pa ta cilin nuk mund të ketë kurrë Polici shqiptare. Nga ana tjetër, Qeveria shqiptare do të vijojë thellimin e masave për mbrojtjen ligjore të punonjësve të Policisë së Shtetit”, vijoi ai.

“Ndryshimet e pritshme të Kodit Penal do t’i ashpërsojnë më tej dënimet ndaj atyre që tentojnë të cenojnë punonjësit e Policisë së Shtetit në krye të detyrës. Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një Polici dinjitoze, të mirë përgatitur, të mirë pajisur, të mirë trajtuar, e cila i bën roje me besnikëri sigurisë publike.Qeveria shqiptare është e vendosur që të bëjë gjithçka në funksion të këtij qëllimi të lart”, theksoi Lleshaj.

Previous Post

Shqipëria rritje ekonomike sipas Bankës Botërore

Next Post

Messi Ronaldo dhe … mund të jenë në një skuadër

Redaksia Online

Related Posts

Gjon Karma (1915-1994)
Politikë

Gjon Karma (1915-1994)

January 14, 2021
Topalli: E gatshme të bashkoj votat me opozitën, por pa Bashën kryeministër
Politikë

Topalli: E gatshme të bashkoj votat me opozitën, por pa Bashën kryeministër

January 13, 2021
Rama thyen heshtjen: Iliri ka hapur një fushatë brenda opozitës! Nuk e shpërndan dot Kuvendin
Politikë

Përzgjidhen 58 emrat e rinj në PS, Rama jep mesazhin e rëndësishëm: Vetëm një pjesë do jenë në skuadër…

January 11, 2021
Next Post
Lojtarët më të mirë sipas gazetës spanjolle

Messi Ronaldo dhe ... mund të jenë në një skuadër

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS