Friday, July 10, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Libri i ri në 85-vjetor, Ismail Kadare:Janë rrëfime të ndryshme. Shkrimtari dhe njeriu janë të pandashëm.

admins by admins
February 5, 2021
in Artistet
A A
0
Libri i ri në 85-vjetor, Ismail Kadare:Janë rrëfime të ndryshme. Shkrimtari dhe njeriu janë të pandashëm.
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Në 85-vjetorin e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, del nga shtypi edhe libri më i ri për të, “Kohë për rrëfim” nën logon e botimeve “Onufri”. Kadare vjen në një dialog me Alda Bardhylin, ku rishihen, kohë e ngjarje, të moteve të ndryshme, duke sjellë në vëmendje, momente të vështira e përjetime prej tyre. Disa detaje te librit, i jep vetë shkrimtari.

“Rrëfime të ndryshme nga jeta. S’ka emër tjetër në shqip. Rrëfime është fjalë shumë e bukur. Bashkëpunimi i lehtë dhe komod. Aty janë Ismaili njeri dhe në letra, janë të pandarë”, thotë ai.

Një film artistik franko-belg për të, bazuar në kujtimet e Helenës nën titullin “Kohë e pamjaftueshme”, do të sjellë tërë jetën e shkrimtarit, në Shqipërinë komuniste dhe në terrin që diktonte tirani, duke rrokur botëkuptimin brenda kufijve dhe letërsinë që thyente kufijtë.

Kadare rrëfen edhe emocionet e marra si rrallëherë në një takim me të rinjtë që lexojnë çka ngjall shpresë për një të ardhme, kur letërsia ka më shumë hapësirë dhe shoqëria më shumë mendje të lira.

“Mora gëzimin që letërsinë e duan njerëzit dhe do ta duan gjithmonë”, tha ai.

85-vjetori i shkrimtarit të “Gjeneralit”, “Pallatit të ëndrrave”, “Kronikës në gur”, “Dimrit të madh”, “Koncertit në fund të dimrit”, “Pashallarëve të kuq”, “Piramidës”, “Nëntorit të një kryeqyteti”, “Prillit të thyer”, Kështjellës e “Kush e solli Doruntinën”, “Kukullës”, “Mosmarrëveshjes” e “Bisedës në studio”, fitues i Man Booker Prize, a Princi i Asturias, ka një përkushtim edhe për gruan që ishte pranë tij në çdo kohë, Helenës, që duke ruajtur një raport të kujdesshëm mes dritës e hijes, diti të jetë gruaja e një shkrimtari të madh.

“Roli i Helenës i pazëvendësueshëm nga asgjë tjetër. Pa atë e kam të vështirë ta përfytyroj jetën time”, thotë Kadare.
Shkrimtari që i dha zë vendit në kohët e mbylljes së madh, ka shënjuar epokën e tij, ndonëse jetoi në një luftë të vazhdueshme mes Lindjes që e ndalte e perëndimit që e grishte.

Tags: Ismail Kadare
Previous Post

Greqia drejt mbylljes/ Sot merret vendimi për izolim. Në fundjavë asnjë lëvizje pas orës…

Next Post

Françeska Jaçe për deputete?

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Françeska Jaçe për deputete?

Françeska Jaçe për deputete?

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In