Lajmi i madh, gjendet ilaçi për koronavirusin
Një firmë bio-mjekësore amerikane njoftoi se do të fillojë studime shtesë klinike të Remdesivir-it, deri më tani ilaçi më premtues për koronavirusin. Testimet fillojnë këtë muaj dhe do të zhvillohen tek rreth 1 mijë pacientë.
Një e treta e tyre do të marrë pesë ditë trajtim me ilaçin Remdesivir, një e treta do të marrë 10 ditë trajtim dhe pjesa tjetër do të vazhdojë të marrë “vetëm kujdesin shëndetësor standard”, i cili mund të përfshijë ilaçe për dhimbje dhe ethe, lëngje dhe oksigjen, nëse është e nevojshme.
Në shkurt, kompania Gilead, duke punuar me autoritetet kineze dhe shkencëtarët, filloi dy studime klinike në Wuhan, ku shpërthimi i virusit u raportua për herë të parë, si dhe do të zhvillojë një testim tjetër afatgjatë të udhëhequr nga Universiteti i Nebraskas “në deri në 50 vendndodhje të ndryshme në mbarë globin”.
Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit, e përmendi ilaçin Remdesivir edhe në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Nënpresidentin Mike Pence sipas VOA-s, e tha se medikamenti ka demonstruar “aktivitet anti-viral in vitro dhe në modelin e kafshëve.”