Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur në Vlorë, midis një makine dhe një motori.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek kryqëzimi Kuzumbaba, ku një automjet përplaset me një motor, mësohet se të lënduar mbetën drejtuesi i motorit që u përplas nga makina dhe drejtuesi i mjetit, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.




