Një aksident i rendë ka ndodhur para pak minutash në Unazën e Madhe të Tiranës ku një makinë ka dalë nga rruga, ndërsa në asfalt shihet një motor.
Në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe autoambulanca, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një viktimë, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.
Aksidenti ka shkaktuar trafik në zonë.




