Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një person ka humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku viktima, identifikuar si një 30-vjeçari me inicialet M.G., është hedhur nga kati i nëntë i një pallati.
Nuk dihen ende arsyet që e shtynë 30-vjeçarin të ndërmerrte këtë veprim, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se 30-vjeçari ka lënë edhe një letër lamture, përmbajtja e së cilës nuk bëhet e ditur.




