Friday, July 17, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Kush janë fëmijët VIP që ndoqën gjurmët e prindërve të tyre

admins by admins
January 8, 2021
in Artistet
A A
0
Kush janë fëmijët VIP që ndoqën gjurmët e prindërve të tyre
0
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kur jemi të vegjël prindit tanë janë gjithmonë burim frymëzimi për ne. E nëse dikush na pyeste se si kush do të donim të bëheshim kur të rriteshim, përgjigja ishte “si mami” apo “si babi”.

“Molla nuk bie shumë larg pemës” thotë një shprehje, e sidomos në botën e artit e muzikës, ku talenti duket se kalon nga prindërit tek fëmija, këngëtarë, regjisorë, aktorë e sportistë të famshëm janë fëmijë të prindërve të suksesshëm. le t’i shohim bashkë disa prej tyre:

Zef dhe Julian Deda

Fillimisht Zef Deda e më pas Julian Deda, të dy na kanë argëtuar pa fund duke ja dalë me shumë lehtësi të futen në zemrat e tona. Me batutat që nuk i mungojë kurrë, Zefi dhe Julian Deda kanë vërtetuar se mund të të bëjnë të qeshësh në çfarëdo gjendje emocionale që të jesh. Pjesë e trupës së “Apratamenti 2XL”, Juli ka dëshmuar me kohë talentin e trashëguar nga i ati.

Avni dhe Inva Mula

Nëse ka një emër me të cilin ne krenohemi është pa dyshim ai i sopranos së madhes Inva Mula. Ajo është tashmë një emër i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe duke marrë parasysh fatin se ajo është e bija e Avni Mulës, një ndër kompozitorët dhe këngëtarët më të talentuar në Shqipëri. Avni Mula është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë e tij në skenën operistike, krijimtari të cilën po e çon tashmë përpara edhe e bija e tij, Inva Mula.

Ferdinand dhe Elton Deda

Elton Deda është një ndër këngëtarët më të dashur të muzikës “rok” e jo vetëm. E kjo falë talentit të trashëguar nga i ndjeri Ferdinand Deda, i cili ka qenë një ndër dirigjentët e kompozitorët më të mirë të viteve ’60-’70, ndërsa është nderuar edhe me titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.

Gaqo dhe Pirro Çako

Një tjetër personazh i famshëm i cili ka ndjekur gjurmët e babait të tij është edhe Pirro Çako. I biri i Gaqo Çakos, një ndër tenorëve më të mëdhenj të muzikës sonë, Pirro është sot një ndër këngëtarët më të dashur të muzikës së lehtë. Ndërsa kohët e fundit bashkëpunoi edhe me këngëtaren Elvana Gjata ku ishte kompozitorë i këngëve të albumit më të ri të saj.

Alfred dhe Gjergji Kaçinari

Një familje e tërë artistësh, prandaj nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me Gjergji Kaçinarin. I biri i një prej kompozitorëve dhe orkestruesve më të mirë shqiptarë, talenti i Gjergjit spikati qartë që në daljen e tij të parë si konkurrent në një konkurs talentesh.

Luftar dhe Gazmend Paja

Një ndër artisët më të madhej të skenës sonë, Luftar Paja mbahet mend për rolet e tij të shumta e të qeshurat pafund që na ka dhuruar. Ndërsa sot është djali i tij, Gazmend Paja i cili na argëton pa masë me talentin të trashëguar dukshëm nga i ati. Gazi u bë i njohur për publikun në skenën e spektaklit të humorit “Portokalli”, ku spikati qartë ngjashmëria e tij me të atin, jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në humorin e hollë që ata servirin tek publiku.

Yllka Mujo dhe Amos Zaharia

Kur sheh filmat e vjetër shqiptarë të duket sikur në asnjërin prej tyre nuk mungon aktorja Yllka Mujo, kaq të shumta janë rolet e luajtura me mjeshtëri prej saj. E një karrierë po kaq të suksesshme duket se po ndërton edhe i biri, Amos Zaharia. Dashuria për artin duket se i ka lindur që shumë i vogël, kur hipte në podiumin e teatrit, ndërsa e ëma përgatitej për rolet e saj. pasion të cilin e vazhdoi edhe më tej, e falë talentit të trashëguar dhe punës së palodhur ja ka dalë të jetë sot një aktorë shumë i mirë.

Sabri dhe Ermal Fejzullahu

Fillimisht u dashuruam pas zërit të babait të tij, e më pas po kaq lehtë na e rrëmbeu zemrën edhe Ermali. Ndonëse në daljet e tij të para ai identifikohej gjithmonë si “ i biri i Sabri Fejzullahut”, Ermali arriti të ndërtonte një karrierë të suksesshme, ndërsa sot të dy janë ndër këngëtarët më të mirë e më të dashur për publikun.

AktoretShqiptar/UrbanNews.al

Ndalohet prodhimi dhe riprodhimi i ketij artikulli po miratimin e urbannews.al

Previous Post

Isa Boletini: “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”

Next Post

“Janë shtrirë aty mes lokalit duke…”/ Sherr mes Anës dhe Melisës: Ai ishte sipër meje, donte..

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
“Janë shtrirë aty mes lokalit duke…”/ Sherr mes Anës dhe Melisës: Ai ishte sipër meje, donte..

“Janë shtrirë aty mes lokalit duke…”/ Sherr mes Anës dhe Melisës: Ai ishte sipër meje, donte..

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In