Saturday, July 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Kush ishte Vera Urumi, aktorja e mbi 100 roleve, artistja me një jetë intensive në skenë

admins by admins
February 4, 2021
in Artistet
A A
0
Kush ishte Vera Urumi, aktorja e mbi 100 roleve, artistja me një jetë intensive në skenë
0
SHARES
11
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Vera Urumi lindi më 4 shkurt 1932, por në pasaportë data zyrtare e lindjes së saj është 25 mars 1932. Në 27 mars 2019, ajo mbylli sytë përgjithmonë, në moshën 87-vjeçare. Aktorja që krijoi mbi 100 role në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” mbante titullin e nderuar “Artiste e Merituar”.

Artistja durrsake, Vera Urumi, veterania e skenës së teatrit dramatik “Aleksandër Moisiu”, e lidhi jetën e saj me një artist të shquar si Spiro Urumi dhe e bëri teatrin familjen e saj të dytë. 70 vjet më parë kur u ngjit për herë të parë në skenë, Vera 17-vjeçare nuk ka menduar se do të zbriste prej saj vetëm në fundin e viteve 1980, atëherë kur doli në pension. Do të dilte mijra herë para spektatorëve dhe do të vishte “kostumin” e gati 100 personazheve të ndryshme, secili krejt i veçantë nga tjetri, po i përgatitur me të njejtin pasion dhe seriozitet që karakterizon një artist profesionist.

“Vera Urumi erdhi si profesioniste në trupën tonë të sapoformuar”,- kujtonte aktori Lutfi Hoxha, një nga veteranët e vitit 1953. Vera Vreshtazi, vajza nga Durrësi, do t’i hidhte hapat e parë në mjeshtërinë e aktorit në kryeqytet, në trupën e Teatrit të Ushtrisë, një nga ansamblet e parë teatrorë të vendit. Strehohej në shtëpinë e Gjikë Kuqalit, një prej shkrimtarëve të njohur të pasluftës, ndërsa shoku i saj më i mirë do të bëhej Spiro Urumi, i cili kryente shërbimin ushtarak pranë së njejtës trupë teatrore.

Durrësi nuk kishte ende një teatër profesionist dhe Vera që nuk i kishte mbushur të 20 vjetët iu bashkëngjit trupës së sapokrijuar të Shkodrës, duke perfeksionuar mjeshtërinë artistike mes aktorëve me emër. Një telegram që mbante nënshkrimin e Nikolin Xhojës dhe Tod Thanasit në janar të vitit 1953 e ka risjellë në Durrës aktoren profesioniste Vera Vreshtazi. Kanë mjaftuar fjalët: “Teatri profesionist i Durrësit u aprovua. Të presim!” dhe Vera nuk ka hezituar. Tashmë ajo do të ishte pjesë e pandarë e teatrit profesionist të Durrësit. Ashtu siç do të ishte e pandarë në asnjë moment nga bashkëshorti i saj artist Spiro Urumi.

Lutfi Hoxha tregon se roli i Zinës e ka pagëzuar karrierën artistike të Verës në teatrin e Durrësit, i cili deri në vitin 1964 e kishte sallën e tij në ish-kinemanë “14 nëntori”. Më pas rolet kanë qenë të pafund. Disa nga rolet e realizuara nga Vera në skenë janë veprat dramatike e komike “Pulëbardha”, “Dredhitë e Skapenit”, “Sëmundje e rrezikshme” apo “Nota zero në sjellje”. Në fundin e viteve 1970, Vera Urumi nderohet me titullin “Artiste e merituar”. Sipas kolegut dhe mikut të saj Lutfi Hoxha, për Verën nuk kishte role të vegjël e të mëdhenj. Ajo interpretonte me të njejtën dashuri si rolet komikë ashtu edhe ata me forcë dramatike.

Komedia “Nusja dhe vjehrra” merrte njëlloj duartrokitje si drama “Mbrapa mureve”; “Dredhitë e Skapenit” vlerësohej me të njejtin seriozitet si “Votra e huaj”, e po ashtu “Familja e peshkatarit” përballë kryeveprës së Gogolit “Martesa”, një komedi që “udhëtoi” për vite me radhë në të gjithë vendin e që u shfaq më shumë se 400 herë. Një triumf për trupën e Durrësit e veçanërisht për dy protagonistët e saj Nikolin Xhoja e Vera Urumi-kujton Lutfi Hoxha. Në familjen me emrin “Aleksandër Moisiu” bashkëshortët Vera dhe Spiro Urumi rritën edhe dy vajzat, Nevianën dhe Lydrën, të cilat shpesh i zinte gjumi në kolltukët e teatrit, teksa prisnin që prindërit të mbaronin provat e radhës.

Një jetë intensive në skenë për Vera Urumin, një shembull për t’u ndjekur nga aktorët e brezit të ri.

G.K.

/portali DurresLajm/

Tags: Vera Urumi
Previous Post

Traditat arbëreshe, botohet libri “Spezzano Albanese, Arbëreshët dje dhe sot”

Next Post

Regjistrohu në kampionatin kombëtar të kodimit, që të bëhesh krijues digjital

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Regjistrohu në kampionatin kombëtar të kodimit, që të bëhesh krijues digjital

Regjistrohu në kampionatin kombëtar të kodimit, që të bëhesh krijues digjital

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In