Saturday, July 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Kujtim Prodani – Hej mik (Dedikuar miqve qe iken pa rradhe!)

admins by admins
January 8, 2021
in Artistet
A A
0
Kujtim Prodani – Hej mik (Dedikuar miqve qe iken pa rradhe!)
0
SHARES
15
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kantautori i njohur Kujtim Prodani, autor i 57 këngëve, u nda nga jeta në moshën 57 vjeçare pas një beteje të vështirë me Covid në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ai iku nga kjo botë por për të gjithë ne la pas krijimtarinë e tij të vyer artistike. Me katër albume në treg, i fundit ishte “Prodani” të cilin e shoqëroi dhe me një këngë me klip të titulluar “Hej mik”.

“Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Ndroqi””, shkruante ndërsa ishte i shtruar në spital, pa e ditur ndoshta se qenë ditët e fundit të jetës dhe se, do të ikte parakohshëm si miqtë që i vajtoi në këngë. Përmendte Teodor Kekon, Artan Minarollin, Aleksandër Lalon, Xhevdet Ferin, por ikja e Gjergj Xhuvanit, thoshte se e kishte lënduar dhe “shpërfytyruar shpirtërisht”. 

“Të dashur miq do ta kalojmë edhe këtë. Bëni kujdes për shëndetin tuaj që kjo këngë të këndohet sa më rrallë”, thoshte ai në një emision televiziv, duke iu referuar këngës “Hej mik!”.

Një prej këngëve të albumit  të fundit e kishte titulluar “Prefiksi Pesë”, ku përcjell mesazhin se jeta e vërtetë  fillon pesëdhjetë vjeç.

Albumi “Prodan”, rrëfente kantautori që kishte mbledhur në të plot njëmbëdhjetë këngë dhe dhjetë videoklipe, se nuk ishte menduar për t’u shitur, por për t’u dhuruar. “Do të ikim të gjithë nga kjo botë, nuk do të marrim gjë me vete”, thoshte.

Por ndonëse fliste për vdekjen, nuk dukej se e kishte frikë atë. Nuk besonte se koronavirusi do t’ia kër.cënonte aq rëndë shëndetin dhe në planet e tij kishte albume të tjerë.

Duke mos pasur vetë fëmijë, e quante albumin muzikor foshnjën numër katër, për të cilin kishte punuar rreth gjashtë vite. Vite të vështira për të, veçanërisht pas ndarjes nga jeta të nënës së saj, Anita Take më 2017-n, në moshën 83-vjeçare.

Rrëfente çlirët, kur e pyesnin rreth përjetimeve. Sesi e mbërthenin emocionet kur hynte në shtëpinë e nënës, ku pas ikjes së saj banonte i vetëm. Sesi i shpluhuronte pianon dhe fotografinë e saj, sesi shihte xhezven dhe filxhanin e kafesë. Emocione që duket se e kishin rënduar jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht, me disa luhatje në shëndet.

Kujtim Prodani

Tags: Prodani
Previous Post

E vërteta rreth bandës së Xhevdet Mustafës në shtator 1982. Prapaskenat që u thurën dhe si u sajua nga Hekuran Isai “tradhtia” e Kadri Hazbiut

Next Post

Perika Gjezi (1949-2010)

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Perika Gjezi (1949-2010)

Perika Gjezi (1949-2010)

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In