Forcimi i bashkëpunimit mes Forumit të OSBE-së për Bashkëpunim në fushën e Sigurisë (FSC) dhe Këshillit të Përhershëm (PC) në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit ishte fokusi i një takimi të përbashkët mes FSC-së dhe PC-së, të mbajtur më 26 shkurt në Vjenë, nën kryesinë turke të FSC-së dhe kryesinë shqiptare të OSBE-së. Diskutimet u përqendruan në mënyrën sesi FSC-ja, si organi kryesor vendimmarrës i OSBE-së në sferën politiko-ushtarake, mund të kontribuojë në përputhje me mandatin dhe instrumentet ekzistuese, në qasjen gjithëpërfshirëse të OSBE-së në luftën kundër terrorizmit.
“Si një vend që ka luftuar terrorizmin për dekada, është me rëndësi të madhe që Turqia të diskutojë se si mund të çojmë më tej përpjekjet dhe bashkëpunimin e OSBE-së midis shteteve të përfshira në luftën kundër terrorizmit”, deklaroi kryetari i FSC dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në OSBE-së, ambasadori Rauf Engin Soysal.
Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko, ishte folësja e parë e ftuar, e cila iu drejtua 57 vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së.
“Do të identifikoja tre fusha: së pari, adresimin e sfidës së armëve të vogla dhe të lehta, së dyti, kontributi i mospërhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe së treti, përmes Kodit të Sjelljes për Aspektet Politiko-Ushtarake të Sigurisë ”, shtoi ajo. / /sara/




