Wednesday, June 10, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Kryesia shqiptare e OSBE-së/ Gjonaj: Objektivat tona, fuqizimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit

admins by admins
July 6, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
4
Kryesia shqiptare e OSBE-së/ Gjonaj: Objektivat tona, fuqizimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

“Një nga objektivat kryesore të qeverisë shqiptare është fuqizimi i shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, jo vetëm për të konsoliduar demokracinë por edhe për të fuqizuar ekonominë e Shqipërisë”.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit në epokën dixhitale”, e cila u zhvillua online nën kujdesin e Kryesisë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020.

“Si Ministre e Drejtësisë dhe Koordinatore Kombëtare e antikorrupsionit, ndihem e nderuar që marr pjesë në hapjen e kesaj konference të rëndësishme qe zhvillohet nën kujdesin e kryesisë shqiptare të OSBE-se për 2020. Gjatë këtyre 21 viteve që Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse në OSBE, mbështetja dhe bashkëpunimi me shtetet pjesëmarrëse ka qenë i pamohueshëm në rrugën tonë drejt arritjes së standarteve europiane dhe demokratike”, tha Gjonaj.

“Ajo që na ka mbledhur sot janë përpjeket e e shteteve pjesëmarrëse nga njëra anë dhe misionet e OSBE-së nga ana tjetër në lidhje me modelin e qeverisjes që reflekton transparencë, integritet dhe llogaridhënie dhe të gjitha këto në frymën e shkëmbimit të praktikave më të mira duke mësuar nga njëri-tjetri në luftën e përbashkët kundër korrupsionit”, theksoi ajo.

“Një nga objektivat kryesore të qeverisë shqiptare është fuqizimi i shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, jo vetëm për të konsoliduar demokracinë, por edhe për të fuqizuar ekonominë e Shqipërisë. Pikërisht në këtë frymë, 4 vite më parë u miratua një reformë e përmasave historike e cila ka ndryshuar arkitekturen e sistemit të drejtësisë me synimin e garantimit të një drejtësie efikase dhe të përgjegjshme e çliruar nga korrupsioni, që garanton akses dhe trajtim të barabartë për këdo duke rikthyer besimin e publikut në gjyqësor. Kjo reformë vjen në përgjigjë të shqetësimeve të publikut dhe thirrjve për ndryshim në sistemin e drejtësisë për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit por edhe si parakusht për realizimin e aspiratës se shqiptarëve për t’u anëtarësuar në BE”, nënvizoi Gjonaj.

Në kuadrin e kësaj reforme, shtoi Gjonaj, “u ndërmor një proces i paparë krahasuar me vendet e tjera siç është vetingu ku të gjithë gjykatësit dhe prokurorët duhet të kalojnë nëpër filtra për të justifikuar pasuritë e tyre, por edhe për të kontrolluar integritetin në detyrë dhe aspektin profesional. Ky process kryhet nga komisionet, të cilat janë totalisht të pavarura dhe monitorohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) si një projekt i përbashket BE-SHBA, i cili synon të garantojë objektivitetin më të lartë të mundshëm të procesit të vetingut”, tha Gjonaj.

“Sot më shume se 60 % e gjykatësve dhe prokurorëve nuk e kanë kaluar vettingun, ose kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar, por lufta kundër korrupsionit nuk mbaron këtu. Një sërë mekanizmash monitorues dhe institucione janë ngritur për të garantuar paanshmërinë dhe integritetin e funsionarëve të sistemit të drejtësisë”, shtoi ajo.

“Krijimi i SPAK, Prokuroria Speciale dhe Gjykatat Speciale në Dhjetor 2019 u pasua nga Byroja Kombëtare e Hetimit, të cilat e bëjnë edhe më të vendosur dhe shpresëdhënëse luftën kundër mosndëshkueshmërisë së funksionarëve të lartë, një nga rekomandimet e BE-së në procesin e anëtarësimit. Ndihemi të nderuar që Shqipëria mban kryesinë e OSBE-së këtë vit, kur edhe presim të shohim rezultate më të prekshme të reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit pas krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë”, theksoi Gjonaj.

“Qeveria shqiptare po bën përpjekje maksimale që këto dy vlera themelore, drejtësia dhe integriteti të jenë dy shtyllat kryesore te sistemit të drejtësisë. Lufta kundër korrupsionit ka progresuar në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit dhe kjo është reflektuar ne raportet e fundit të Këshillit të Europës. Megjithatë ne jemi të vetëdijshëm se nuk jemi ende aty ky do dëshironim të ishim, po të këmi parasysh rekomandimet e MONEYVAL, për të cilat qeveria shqiptare po bën përpjekje intensive dhe serioze për t’i adresuar si duhet”, tha Gjonaj.

“Nga ana tjetër Shqipëria ka adresuar 90 % të rekomandimeve të GRECOs- ka shënuar rezultatet më të mira në 5 vitet e fundit. Si Kordinatore e luftës kundër korrupsionit, ne po zbatojmë një strategji ndërsektoriale tepër ambicioze në luftën kundër korrupsionit, e cila do të sigurojë shtrirjen e saj horizontale në shumë institucione, duke vepruar në mënyrë paralele dhe të integruar. Ajo do të sjellë një element të ri në përpjeklet e bashkëpunimit ndër-institucional duke përdorur si metoda tradicionale dhe innovative”, shtoi Gjonaj.

“Po eksplorojme mënyra të reja për përdorimin e teknologjisë, jo vetëm në lidhje me dokumentet e strategjive, por edhe në hetimin e rasteve. Ministria e Drejtësise po punon në ngritjen e një sistemi elektronik për ndjekjen dhe hetimin e rasteve të korrupsionit brenda administratës publike me qëllimin e identifikimit të akteve korruptive në mënyrë që mos te humbasin rrugës apo të fshihen apo zhduken gjatë hetimeve”, shtoi Gjonaj.

“Në fund të 2030 ne planifikojmë të ngrejmë një sistem për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve që rrjedhin nga krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe një sistem menaxhimi të integruar për rastet e korrupsionit. Ne kuadrin e transparencës, teknologjia është një instrument shumë i mirë që po përdoret për të ndërtuar në cdo institucion publik platforma për komunikim aktiv me publikun kur ky i fundit kërkon informacion për aktivitetet e institucioneve”, përfundoi Gjonaj.

Previous Post

Kura natyrale kundër dhimbjeve të kokës, ja cilët janë përbërësit

Next Post

ZBULIM I MADH! Arkeologët nxjerrin në dritë varrezat 3,500 vjeçare në Himarë (FOTO)

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
ZBULIM I MADH! Arkeologët nxjerrin në dritë varrezat 3,500 vjeçare në Himarë (FOTO)

ZBULIM I MADH! Arkeologët nxjerrin në dritë varrezat 3,500 vjeçare në Himarë (FOTO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In