Pas mohimit të Edi Ramës për zgjedhje të parakoshme ka reaguar nga Selia e LSI Monika Kryemadhi.
Monika me një deklaratë është shprehur se LSI po ngre grupet e punës në çdo qëndër votimi sepse në muajn Maj do të ketë zgjedhje të parakoshme.
“Do të ketë zgjedhje të parakohshme politike. Në çdo qendër votimi, fillojmë që sot, për të ngritur grupet e punës, pasi ditët ikin shumë shpejt. Edi Ramën do të rrëzojnë socialistët e tij, ne do ta shtyjmë. Situata politike është shumë e tensionuar, por shpresa e lirisë është shumë afër. Mos u kërcënoni, një popull i tërë e fshin një njeri. Sot duhet të organizojmë njerëzit për t’i cuar në kutitë e votimit” citoi ajo.