Kris Kaso, talenti shqiptar që është në pronësi të Lokomotiv Zagreb por i huazuar tek skuadra e kroate e Dragoljac, ka realizuar një supergol ndaj Dinamos së Zagrebit u19, skuadër e cila ka akademinë më të mirë në Europë, shkruan Albeu.com.
Kaso realizoi një gol në minutën e 76 me rofeshatë duke barazuar rezultatin në 2-2. Ky gol ishte indetik si Ronaldo kur i shënoi Juventusit në Ligën e Kampioneve në vitin 2018 edhe pse më pas skuadra e tij u mposht 2-3 nga Dinamo Zagreb.
Talenti Kaso është lindur në Tiranë, ndërsa karrierën si sulmues e ka nisur te moshat me Partizanin.
Ndërkohë ky ishte goli i tij i dytë për këtë sezon për Krisi Kason pasi më parë i ka shënuar Belupos.




