Monday, April 13, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Kreu i OSBE-së, Rama: Forcim i dialogut për nxitjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave

admins by admins
March 7, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Kreu i OSBE-së, Rama: Forcim i dialogut për nxitjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave
55
SHARES
6
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Grave, drejtuesit e lartë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) bënë thirrje për më shumë përpjekje në promovimin e barazisë gjinore dhe për dialog mes brezash për të garantuar përfshirjen e të rinjve.
Dita Ndërkombëtare e Gruas këtë vit përkon me 20-vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe 25-vjetorin e Platformës së Pekinit për Masa për Avancimin e Grave dhe këto ngjarje janë një mundësi për të analizuar progresin e shënuar deri më sot, deklaruan zyrtarët e OSBE-së.
Kryetari i radhës së OSBE-së, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, dhe Drejtoresha e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Ingibjörg Sólrún Gísladóttir, theksuan se për nxitjen e barazisë gjinore është e rëndësishme që të dëgjohen përvoja dhe opinione të ndryshme dhe vunë në pah veçanërisht nevojën për përfshirjen e djemve dhe vajzave të reja. Të rinjtë përfaqësojnë 38 për qind të popullsisë së rajonit të OSBE-së dhe kanë nevojë të përfshihen në përpjekjet për të avancuar barazinë gjinore, duke kontribuar kështu edhe në përpjekjet për paqe dhe siguri të qëndrueshme.
Kryetari i radhës së OSBE-së, Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama u shpreh se “sfidat e barazisë gjinore si lufta kundër grave, garantimi i pjesëmarrjes së grave në parandalimin dhe ndëmjetësimin e konfliktit, pajtimin dhe nxitjen e fuqishme të mundësive të barabarta të grave në jetën sociale, ekonomike, publike dhe politike mund të përballohen vetëm nëse burrat dhe gratë e të gjitha moshave punojnë së bashku”.
Kryetari i radhës gjithashtu theksoi angazhimin e OSBE-së për të vazhduar të punojë për avancimin e barazisë gjinore, si dhe fuqizimin e grave dhe vajzave.
“Ne po punojmë së bashku me të gjitha vendet anëtare për të nxitur avancimin e ligjeve, politikave dhe mjeteve zbatuese në një nivel krejt tjetër për mbështetjen dhe mbrojtjen e të drejtave të grave”, deklaroi Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger vuri në dukje sfidat për përfshirjen e grave në proceset e paqes në zonën e OSBE-së: “Edhe pse sot, krahasuar me 25 vite më parë, ka më pak pabarazi gjinore në shumë fusha, përparimi ka qenë i ngadaltë. Në negociatat për paqe, gratë ende nuk kanë përfaqësim të konsiderueshëm. OSBE-ja është e përkushtuar në zbatimin e axhendës së grave, paqes dhe sigurisë, si dhe në përfshirjen e më shumë burrave dhe grave të reja në proceset e paqes”.
Duke iu referuar rëndësisë së teknologjisë dixhitale për të ardhmen e barazisë gjinore, drejtoresha e ODIHR, Gísladóttir deklaroi: “Tashmë kemi një brez të grave të reja, të cilat u rritën në botën dixhitale dhe po bëjnë që zërat e tyre të dëgjohen. Në fakt, të rinjtë kanë sens të zhvilluar se çfarë do të thotë barazi e vërtetë, gjë që më bën optimiste”.
“Në të njëjtën kohë, gratë, të cilat kërkojnë rol aktiv në jetën publike dhe politike, shpesh e gjejnë veten viktima të ngacmimit dhe abuzimit. Liderët politikë duhet të bëjnë më shumë për të siguruar që gratë dhe vajzat të jenë në gjendje të angazhohen në mënyrë të sigurt. Ato do të ndryshojnë të ardhmen dhe kanë nevojë për mbështetjen tonë”, shtoi ajo.
Rëndësia e dialogut ndër breza për barazinë gjinore, ishte gjithashtu fokusi i një ngjarjeje të OSBE-së, e organizuar në Vjenë nga Seksioni për Gratë, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave. Pjesëmarrësit diskutuan se si gjenerata të ndryshme të grave dhe burrave i shohin mundësitë dhe sfidat dhe si ata mund të punojnë së bashku në mënyrë efektive, për të promovuar barazinë gjinore.

Previous Post

Fjalimi i Ajnshtajnit që çdo mësues, nxënës dhe prind duhet ta lexojë.

Next Post

Shenjat e para të diabetit

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Shenjat e para të diabetit

Shenjat e para të diabetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In