Saturday, July 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Kozma Dushi – Lot me ty o djalo (VIDEO)

admins by admins
January 3, 2021
in Artistet
A A
0
Kozma Dushi – Lot me ty o djalo (VIDEO)
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kozma Dushi është këngëtar i njohur. AUTOBIOGRAFI:
Jam nga qyteti i bukur i Beratit, qytetit të gurtë, të dritareve të shumta, të dashuruar marrëzisht me këngën. Qytet i njohur që në lashtësi si vend i qytetëruar, ku bota e sotme i kthen sytë me kureshtje, respekt, habi. Pra, ky qytet më fali zërin. Jam aktivizuar me Shtëpinë e Pionierit që ishte në ato vite. Kam punuar në Estradën Profesioniste të Beratit. Kam mbaruar shkollën e mesme për zootekni-veterineri. Pastaj fitova të drejtën e studimit në Akademinë e Arteve. Jeta ime në qytetin e Beratit është mbushur me aktivitete dhe mbresa të pashlyeshme. Është një qytet me tradita, ku në çdo kohë mëson diçka të re. Për këtë qytet janë thurur dhe thuren legjenda dhe nga zemra e tij kanë dalë intelektualë potencialë. Vetëm të ngrihesh në mëngjes dhe të shohësh madhështinë e kalasë, merr me vete besim, forcë, dëshirë për të jetuar, emocion që të relakson. Mbarova Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1984. Pra atë vit mora diplomën. U punësova në Ansamblin e Shtetit në vitin 1985, ku këndoja dhe më parë. Në atë kohë, në Ansambël ishin këngëtarë shumë të njohur dhe që ende dhe sot janë potentë si Irma Libohova, Ema Qazimi, Luan Zhegu e të tjerë dhe aktorë si Vasillaq Vangjeli. Pra mes këngëtarëve dhe artistëve të tillë potentë kishe se çfarë të merrje dhe çfarë eksperiencash të shkëmbeje. Në festivalin e 15-të në Radio Televizion zë fill rrugëtimi im në skenën më të bukur, atë të festivaleve më prestigjioze por dhe më ankthndjellëse. Ishte momenti më i veçantë në jetën skenike.


Aty vuloset e ardhmja e çdo këngëtari. Në skena të tilla prestigjioze duhet të jesh dinjitoz. Dështimi në raste të tilla t’i heq shanset për të ardhmen. Është shumë e vështirë të ngjitesh sërishmi aty ku ke humbur radhën e parë. Fati dhe zëri ishin me mua. Zëri atë ditë nuk më tradhëtoi. Ai doli i plotë me gjithë madhështinë e tij. Gjoksi sa s’po më dilte nga vendi. Ishte moment që e kujtoj gjithmonë me nostalgji. Isha shumë i ri.

https://www.youtube.com/watch?v=A2xCA-dozuU
Tags: dushiKozma
Previous Post

Hyrje të reja në ‘Përputhen’/ Njihuni me vajzën e re që i bashkohet programit

Next Post

Nga dita e hënë hiqet ora policore dhe karantina, kafet dhe restorantet punojne deri në orën…

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Nga sot nis ora e re policore 20:30–06:00, gjoba për ata që e shkelin

Nga dita e hënë hiqet ora policore dhe karantina, kafet dhe restorantet punojne deri në orën…

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In