Monday, October 5, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Komisioneri për Zgjerim i BE-së: Duam që Shqipëria të hapë negociatat para samitit të Zagrebit

admins by admins
January 16, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Komisioneri për Zgjerim i BE-së: Duam që Shqipëria të hapë negociatat para samitit të Zagrebit
1
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë, u shpreh në konferencën përbashkët me kryeministrin Rama se synimi është që Shqipëria të hapë negociatat para samitit të Zagrebit, i cili do të mbahet në muajin maj të këtij viti.

Ndër të tjera, ai theksoi se është vendimtare të vazhdohet me reformat që po kryen në Shqipëri.

“Do të punojmë me vendosmëri me kryeministrin Rama që integrimi të bëhet realitet. Raporti i mëparshëm i KE vazhdon të jetë i vlefshëm. Shqipëria është një vend që është gati për të hapur negociatat. Ne duam që ky realitet të bëhet përpara samitit të Zagrebit. Do të jetë një metodologji e re për negociatat për në BE. Fakti që nuk u hapën negociatat ka patur me shqetësime të disa vendeve anëtare. Duhet t’i shikojmë këto shqetësime me vëmendje. Po punojmë që të gjejmë një zgjidhje që të krijojë një mundësi të re për të ecur përpara me procesin e zgjerimit. Procesi duhet të jetë më i besueshëm, më politik, më i parashikueshëm për mua është përparësi që ta bëjmë dhe më dinamik. Shtylla e dytë është që të kemi mundësin të çelim negociatat me dy vende përpara samitit të Zagrebit. Shtylla e tretë është samiti ku do të bëjmë një plan ekonomie.

Është vendimtare të vazhdohet me reformat që po kryen në Shqipëri. Sot Kryeministri foli për një element të ri. Është domosdoshmëri të vijohet me reformat. Pasi të çelen negociatat do të jetë e nevojshme dhe për reforma në dinamike. Duhet që të gjitha partitë politike të ndihmojnë për ta bërë të mundur këtë realitet. Pa mbështetjen e të gjitha partive nuk mund të ketë përparim. Do flasim me opozitën që të na ndihmojë që këtë çështje ta bëjmë progres. Kam mirëpritur dhe arritjet në reformën në drejtësi. Mirëpres marrëveshjen e djeshme për reformën zgjedhore, këto janë lajme të mira. Megjithatë ka ende sfida. Duhet të bëjmë shumë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin”, tha Oliver Varhelyi.

Ndërkohë, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria do të bëjë të gjitha gjërat që do të kishte bërë edhe po të ishin hapur negociatat në fund të vitit të shkuar.

“Kemi diskutuar për procesin e integrimit dhe kemi ndarë pikëpamjet se çfarë ka ndodhur dhe se çfarë mund të presim nga ky vit. Shqipëria do të bëjë të gjitha gjërat që do të kishte bërë edhe po të ishin hapur negociatat në fund të vitit të shkuar, pasi kjo është e vetmja rrugë për ne. Pavarësisht arritjes apo mos arritjes së konsensusit nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave. E kam informuar komisionerin për të gjithë ecurinë e proceseve”, tha Rama.

Previous Post

Lirimi i Endrit Dokles/ Rama sulmon gjyqtaren e “organizatës KÇK”

Next Post

(Video) Hapja e negociatave/ Varhelyi: Kam bërë diskutime pozitive me Francën dhe Holandën

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Komisioneri për Zgjerim i BE-së: Duam që Shqipëria të hapë negociatat para samitit të Zagrebit

(Video) Hapja e negociatave/ Varhelyi: Kam bërë diskutime pozitive me Francën dhe Holandën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In