Friday, August 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Komenti: Homoseksualiteti nuk është sëmundje

admins by admins
November 5, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
1
Komenti: Homoseksualiteti nuk është sëmundje
0
SHARES
1
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Me iniciativën ligjore kundër terapisë së detyruar ndaj homoseksualëve, ministri gjerman i shëndetësisë Spahn dërgon mesazhin e duhur, edhe në Evropë homoseksualët diskriminohen, thotë kryeredaktorja e DW, Ines Pohl.

Është një sinjal sa i qartë, aq dhe i rëndësishëm që ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn dërgoi në fillim të kësaj jave. “Homoseksualiteti nuk është sëmundje dhe prandaj nuk ka arsye për terapi për të,” njoftoi ai, duke konkretizuar planet e tij për të ndaluar ato trajtime në Gjermani, qëllimi i deklaruar i të cilave është të dëbojnë homoseksualizmin nga homoseksualët.  Ai që vazhdon të ofrojë të ashtuquajtura “terapi konvertimi” duhet të dënohet me heqje lirie deri në një vit ose me gjobë të lartë.

Një praktikë pak e njohur

Një hap, i cili është i drejtë për disa arsye, sepse është gjithashtu i trishtueshëm dhe aktual. Brenda Gjermanisë, ai vendos në qendër të vëmendjes një praktikë që shumë njerëz ndoshta as nuk e dinë. Disa mijëra të rinj dhe të rritur mjekohen çdo vit me synimin që të ndryshohet identiteti i tyre seksual. Përveç përçmimit për njeriun, që nënkupton një qasje të tillë, nuk ka asnjë dëshmi që orientimi seksual mund të ndryshohet përgjithmonë me masa të tilla. Nga ana tjetër, pasojat e këtyre trajtimeve janë shumë të njohura: depresione, çrregullime ankthi dhe një rrezik shumë më i lartë për vetëvrasje.

Për më tepër, edhe në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, siç është Polonia, po vërehet një rritje e konsiderueshme e diskriminimit ndaj homoseksualëve. Në Ballkan, frika nga dhuna dhe diskriminimi vazhdon të jetë pjesë e jetës së përditshme për anëtarët e komunitetit LGBTI. Rusia e kriminalizon homoseksualitetin si një “marrëdhënie seksuale jo tradicionale”, homoseksualët dhe lezbiket që jetojnë hapur seksualitetin e tyre përballen me gjobë dhe madje edhe burgim.

Ines Pohl

Ines Pohl

Homoseksualët ende jetojnë me frikë

Në rreth një të tretën e vendeve të botës, aktet homoseksuale kategorizohen si krime. Nga të gjitha shtetet arabe, Jordania është i vetmi vend ku homoseksualiteti është legal. Sipas grupeve të interesit, si ILGA (Shoqata Ndërkombëtare e Lesbikeve, Homoseksualëve, Biseksualëve, Transseksualëve dhe Ndërseksualëve) homoseksualët në shumë vende edhe sot i kërcënon dënimi me vdekje – këto përfshijnë vende të tilla si Afganistani, Irani, Jemeni, Pakistani, Arabia Saudite ose Sudani.

Iniciativa e Ministrit Federal të Shëndetësisë tregon edhe një herë pozicionimin e qartë të qeverisë gjermane, dhe kjo meriton njohje. Jo së fundi, sepse pikërisht në partinë Bashkimi Kristjandemokrat të politikanit Jens Spahn ka zëra që vazhdojnë të refuzojnë një status të barabartë për martesat mes homoseksualëve. Burimi/DW

Previous Post

“Eja te babi”, Gjiko bëhet me një tjetër veturë luksoze

Next Post

OKB: 4.1 miliardë njerëz në botë, të lidhur në internet

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
OKB: 4.1 miliardë njerëz në botë, të lidhur në internet

OKB: 4.1 miliardë njerëz në botë, të lidhur në internet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In