Saturday, July 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Kombëtarja në kërkim të gjashtë pikëve në dy ndeshjet e fundit

admins by admins
November 13, 2020
in Sport
A A
0
Kombëtarja në kërkim të gjashtë pikëve në dy ndeshjet e fundit
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Te Kombëtarja e Shqipërisë janë optimistë para dy ndeshjeve të fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve. Mirëpo, qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka insistuar se ndeshjet do t’i marrin një nga një. Sipas tij, fillimisht do të fokusohen te dueli me Kazakistanin dhe pastaj do të mendojnë për ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Shqipëria dy ndeshjet e fundit i luan në shtëpi. Kombëtarja të dielën luan me Kazakistanin, kurse tri ditë më vonë do të luajë kundër Bjellorusisë. Ndeshja me Kazakistanin do të zhvillohet në “Air Albania Stadium” në Tiranë dhe nis në orën 18:00. I takon grupit të katërt të Ligës C të Ligës së Kombeve. Shqipëria po lufton për vendin e parë në grup, i cili do t’ia mundësonte që edicionin tjetër të luante në Ligën B.

Aktualisht, Shqipëria është e treta në tabelë me 5 pikë, sa i ka edhe Lituania në pozitën e dytë, derisa Bjellorusia është lidere me shtatë pikë. Kazakistani zë vendin e fundit me katër pikë të mbledhura në po aq ndeshje të luajtura. Në ndeshjen e fundit kundër Kazakistanit në udhëtim Shqipëria luajti pa gola dhe Gjimshiti pret që në duelin e së dielës t’i marrin pikët e plota.

“Gabimi që nuk duhet ta bëjmë është ta nënvlerësojmë skuadrën e Kazakistanit, sepse ka cilësi, luan në kundërsulm shpejt dhe mirë, dhe kur fiton topin shikon të kundërsulmojë shpejt dhe aty duhet të kemi kujdes. Por, besoj që me eksperiencën dhe cilësinë që kemi ne në skuadër mund t’i mundim kazakët”, ka thënë Gjimshiti. “Besimi është i madh. Besoj që mund ta marrim maksimumin nëse bëjmë dy ndeshje të mira”.

Gjimshiti ka thënë se e vlerëson shumë lart Ligën e Kombeve dhe për këtë arsye këto ndeshje duhet të merren me seriozitetin më të madh.

Ndërkohë, qendërmbrojtësi i ri, Ramën Çepele, beson në fitoren e Shqipërisë jo vetëm ndaj Kazakistanit, por edhe ndaj Bjellorusisë. Çepele, 17-vjeçar, debutoi te Shqipëria të mërkurën në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës, të cilën e fituan “kuqezinjtë” me rezultatin 2:1. Çepele, që është pjesë e Hannoverit, ka thënë se pikërisht fitorja kundër Kosovës është shenjë optimizmi për dy duelet e këtij muaji.

“Them që fitorja në miqësoren me Kosovën na ndihmon shumë për të qenë pozitivë dhe optimistë për sfidat e radhës. Unë jam shumë pozitiv për këto dy ndeshje dhe shpresoj të luajmë mirë”, është shprehur Çepele. “Na duhen pikët e plota në këto dy ndeshje, për shkak se mund të jemi në garë deri në fund për pozitën e parë”.

Shqipëria në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, në katër ndeshje të zhvilluara, ka regjistruar një fitore, dy barazime dhe një humbje. Humbjen ia ka shkaktuar Lituania (1:0).

Previous Post

Arrihet marrëveshja, përfitojnë 870 naftëtar, Rama: Rafineria do të rindizet

Next Post

Ja disa fakte që nuk i dinit rreth ëndrrave

admins

admins

Related Posts

E FUNDIT/ Silvinjos i del emri te klubi i yjeve, mund të largohet nga Shqipëria
Sport

E FUNDIT/ Silvinjos i del emri te klubi i yjeve, mund të largohet nga Shqipëria

November 21, 2024
Incidenti në Çeki, Shakohoxha për FSHF: Rrinin si bufa
Sport

Incidenti në Çeki, Shakohoxha për FSHF: Rrinin si bufa

October 16, 2024
Lacio e përjashton nga lista e futbollistëve, Hysaj do të bëhet “tifozi” më i paguar
Europe

Lacio e përjashton nga lista e futbollistëve, Hysaj do të bëhet “tifozi” më i paguar

September 2, 2024
Next Post
Ja disa fakte që nuk i dinit rreth ëndrrave

Ja disa fakte që nuk i dinit rreth ëndrrave

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In