Policia italiane ka shkatërruar një grup që trafikonte kokainë, teksa në pranga kanë rënë 6 persona, ku mes tyre disa janë shqiptarë dhe të tjerët italianë.
Operacioni për arrestimin e këtij grupi u zhvillua në Firenze, ku gjithashtu u gjetën 20kg kokainë.
Bëhet e ditur se ky grup e kishte shtrirë operimin e tij mes Holandës dhe Italisë, por nuk janë bërë ende publikë emrat e të arrestuarve.
Këtyre 6 të kapurve nga karabinierët u janë gjetur edhe 30 mijë euro cash që dyshohet të jenë përfituar nga kjo tregti e paligjshme.




