KJO ËSHTË FORCA MË EMRIN “FAMILJE”
“Ka 8 vite që jetojmë bashkë. Jetonim në Irlandë, 300 km larg Dublinit, në një apartament me qera dhe merrnim një sociale prej 188 eurosh në muaj. Nuk punoja, sepse gjithë kohën e kaloja duke u stërvitur. Mendoja vetëm për t’u bërë kampion. Edhe ajo besonte tek unë. Pavarësisht mungesës së parave, sakrifikonte shumë, pasi unë ushqehesha mirë dhe isha i detyruar ta bëja një gjë të tillë. Për shkak të kësaj, ajo më inkurajonte pa pushim. Kur kthehesha në shtëpi mbas stërvitjeve rraskapitëse, pa pikë force dhe i dërrmuar, ajo më thoshtë gjithnjë: “Conor, e di që do t’ja dalësh!”
Sot kam mundësinë të fitoj miliona dollarë. Në ndeshjet e mia, marrin pjesë nga 50-70 mijë spektatorë. Mund të blej çfarëdolloj makine, veshje apo shtëpie. Ajo vazhdon të mos kërkojë gjë, por meriton më të mirat e kësaj bote. Është gjithmonë përkrah meje dhe vazhdon të më thotë që mund t’ja dal gjithçkaje. Nëse ja kam arritur, ka ndodhur veçanërisht falë asaj, e cila nuk më la kurrë vetëm”
(Conor McGregor)




