Saturday, July 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

“Keqardhje për opozitën…”, ja si Komisioni i Venecias konfirmoi argumentat e Ramës për reformën zgjedhore

admins by admins
December 15, 2020
in Aktualitet
A A
0
“Keqardhje për opozitën…”, ja si Komisioni i Venecias konfirmoi argumentat e Ramës për reformën zgjedhore
0
SHARES
15
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Komisioni i Venecias ka miratuar tashmë opinionin final mbi ndryshimet kushtetuese dhe amendamentet në Kodin Zgjedhor që adresojnë ndryshimet në këtë kod.

Mes te tjerash, Venecia lë disa rekomandime për t’u zbatuar nga palët politike shqiptare, veçanërisht nga opozita jashtëparlamentare, që sipas komisionit, e la rrugës procesin institucional për reformën zgjedhore me braktisjen e parlamentit.

Komisioni e vë theksin te thirrja për bashkëpunim dhe respekt të institucionit të Kuvendit nga opozita, që për Venecian, funksionon sipas kuorumit të përcaktuar me kushtetutë.

Por nëse i referohemi draftit të këtij opinioni, rekomandimet e Komisionit të Venecias shkojnë në të njejtën linjë logjike me argumentat që Kryeministri Rama deklaroi për reformën në korrik të këtij viti gjatë një tryeze për reformën zgjedhore, duke legjitimuar në këtë mënyrë, qëndrimin e kryeministrit.

Video e krahasimit të qëndrimeve mes Ramës dhe Venecias u publikua nga Kryeministri në facebook. Ja argumentat:

-Rama në korrik 2020: Reagimi i opozitës jashtëparlamentare dhe asaj presidenciale per kete nisme kushtetuese te Kuvendit eshte i papranueshem. Partia Demokratike nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin të cilin e ka braktisur veç te tjerash, që të thotë “asgjë tjetër vec asaj që më pëlqen mua.”

Venecia në dhjetor 2020: Komisioni i Venecias dhe ODHIR gjithashtu, shprehin keqardhjen që gati të gjithë deputetët nga partitë e opozitës që ishin në parlament, dhanë doreheqjen në vitin 2019 dhe që atëherë përbëjnë opozitën jashtëparlamentare.

-Rama: Në aspektin etik nuk është e denjë që Kuvendi i Shqipërisë të sulmohet, të anatemohet, të përbuzet, qoftë nga një institucion si Presidenti i Republikës, qoftë nga opozita jashtëparlamentarë që zgjodhi ta braktisë Kuvendin.

Venecia: Fakti që parlamenti nuk është i përbërë nga numri i plotë i anëtarëve nuk është në vetvete problematik sipas standardeve ndërkombëtare duke qënë se ai funksionon në përputhje me kuorumin e përcaktuar me Kushtetutë.

-Rama: Kërcënimi që këtu o do bëhet si themi ne, o këtu do bëhet nami nga ana e partive jashtëparlamentare, nuk funksionon.

Venecia: Komisioni i Venecias dhe ODHIR, nxisin forcat politike si brenda dhe jashtë parlamentit që të sigurojnë funksionimin normal demokratik të institucioneve në vend, në interes të popullit shqiptar.

-Rama: Koalicionet as nuk do të ndalohen dhe as nuk mund të ndalohen. Ato thjesht do të jenë si në cdo vend të Europës ku partitë kanë lirinë të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre.

Venecia: Duhet të theksohet se në vitin 2017 rregulli mbi koalicionet nuk u zbatua pas një marrëveshjeje politike konsensuale, kështu që në praktikë, asnjë ndryshim i vërtetë nuk do të ndodhte përkundër zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Në keto kushte është e dyshimtë që ndryshimet në rregullat mbi koalicionet sic parashikoheshin në versionin e mëparshëm të kodit, mund të konsiderohen një ndryshim thelbësor.

-Rama: Dhe ndërkohë askush nuk mund të thotë që marrëveshja e bërë jashtë parlamentit ishte në vetvete reforma. Jo, reforma është ajo që del nga parlamenti dhe ne do përballemi me produktin, jo me llafet.

Venecia: Ndryshimet kanë të bëjnë me procedurën e thirrjes së zgjedhjeve, sistemin e drejtësisë elektorale, regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, listat e kandidatëve, formatin e fletës së votimit dhe vlefshmërinë e saj, rregullat për numërimin e votave të përparësisë dhe ndarjen e vendeve. Këto ndryshime janë të arsyeshme pasi kryesisht reflektojnë ndryshimet kushtetuese të fundit dhe mund të kenë një ndikim pozitiv në proceset zgjedhore.

Previous Post

“E pacipë, dukesh që gënjen”/ Arjani i kthehet Anës: Ke patur lidhje me Arjonin, i mohon gjërat me pafytyrësi

Next Post

Horoskopi 15 dhjetor 2020

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Horoskopi 2 prill 2020

Horoskopi 15 dhjetor 2020

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In