Ditën e sotme delegacioni i Ministrisë së Brendshme ka raportuar në Komisionin Europian në Nënkomitetin e 11-të për ‘Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë’, per pesë pikat kyçe që BE i ka vendorur Shqipërisë në procesin e integrimit.
Bëhët me dije se përfaqësuesit e Komisionit Eurpian shprehën vlerësim pozitiv dhe përgëzuan rezultatet e arritura nga Shqipëria për vitin 2018 në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, operacionet e zhvilluar kundër krimit të organizuar. Komisioni Eurpian theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së zbatimit të Reformës në Drejtësi, si dhe thellimin e luftës kundër krimit të organizuar.
Postimi i plotë:
Raportim mbi 5 prioritetet kyçe/Komisioni Europian vlerësim pozitiv për rezultatet e arritura nga Shqipëria
Bruksel – Një delegacion i Ministrisë së Brendshme, në përbërje të së cilit janë zëvendësministrat e Brendshëm Julian Hodaj, Romina Kuko, Rovena Voda dhe Besfort Lamallari, raportoi pranë Komisionit Europian në Nënkomitetin e 11-të për ‘Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë’, si n/komiteti që mbulon bazat e 5 prioriteteve, që BE-ja i ka vendosur Shqipërisë në procesin e integrimit.
Çështjet e trajtuara ishin progresi dhe rezultatet e Policisë së Shtetit dhe agjencive ligj zbatuese shqiptare në fushën kundër krimit të organizuar, masat për migracionin e paligjshëm, ecuria e procesit të Vetting-ut në Polici, si dhe plani i masave kundër terrorizmit.
Përfaqësuesit e Komisionit Europian shprehën vlerësim pozitiv dhe përgëzuan rezultatet e arritura nga Shqipëria për vitin 2018 në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, operacionet e zhvilluar kundër krimit të organizuar, si dhe theksuan fort rëndësinë e vazhdimësisë së zbatimit të Reformës në Drejtësi, si dhe thellimin e luftës kundër krimit të organizuar.
Ky takim raportues mbi ecurinë e përmbushjes së prioriteteve, ka rëndësi themelore në vendimin e Qershorit, në pritje të hapjes së negociatave.