Sunday, April 12, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

KE: Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në BE drejtë rënies

admins by admins
April 25, 2019
in Aktualitet
A A
0
KE: Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në BE drejtë rënies
7
SHARES
8
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

U zhvillua në Bruksel takimi i Nënkomitetit të 11-të mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë mes BE-së dhe Shqipërisë. Përfaqësuesit nga Komisioni Evropian dhe autoritetet shqiptare diskutuan zhvillimet më të fundit në fushën e shtetit ligjor dhe të drejtave themelore.

Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian për vitin 2018 është më i ulët krahasuar me një vit më parë. Ky përfundim u është bërë i ditur autoriteteve shqiptare nga përfaqësues të Komisionit Europian (KE), në takimin e Nënkomitetit të 11-të mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, mbajtur në Bruksel. Në takim u diskutuan pikat që Shqipëria ka njohur progres krahasuar me 2017, ku u vu theksi se ka pasur rezultate pozitive veçanërisht në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi.

Komisioni përgëzoi autoritetet shqiptare për angazhimin e tyre dhe për progresin e qëndrueshëm të arritur në fushën e shtetit ligjor, veçanërisht në fushën e reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, i cili ka hedhur themelet për të konsoliduar një gjyqësor vërtet të pavarur, të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm. Komisioni theksoi rëndësinë e konsolidimit të mëtejshëm të tij, duke nënvizuar nevojën për përpjekje të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

Komisioni njohu rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe theksoi rëndësinë e finalizimit të themelimit të Prokurorisë së Specializuar kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Garantimi se operacionet e suksesshme të kohëve të fundit të policisë do të pasohen si duhet me hetime, aktakuza dhe dënime përfundimtare është kyç. Të drejtat themelore kërkojnë përpjekje të mëtejshme për zbatimin efektiv të legjislacionit përkatës, duke përfshirë miratimin e legjislacionit të nevojshëm dytësor, gjithashtu në fushën e mbrojtjes së pakicave. Theks i veçantë u vu te nevoja për një reformë gjithëpërfshirëse të të drejtave pronësore.

Komisioni dhe Shqipëria vunë në dukje rënien e kërkesave për azil të parashtruara nga shtetasit shqiptarë në Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendet që zbatojnë Schengenin në vitin 2018 krahasuar me 2017, ranë dakord mbi rëndësinë që të vazhdojnë përpjekjet konkrete për të adresuar fenomenin e aplikimeve të pabazuara për azil, si dhe për të adresuar me shpejtësi rekomandimet e raportit Monyeval mbi luftën kundër pastrimit të parave/financimit të kundër-terrorizmit

Previous Post

Balla-Bashës: cdo akt vandalizmi do nxjerë përpara ligjit

Next Post

Po trafikonin kanabis me çanta drejt Greqisë, kapen tre të rinj shqiptarë

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Po trafikonin kanabis me çanta drejt Greqisë, kapen tre të rinj shqiptarë

Po trafikonin kanabis me çanta drejt Greqisë, kapen tre të rinj shqiptarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In