Ditën e sotme është kapur një sasi ilaçesh kontrabantë në Kakavijë. Sipas policisë personi me inicialet V.V ka tentuar të kontrabandojë ilaçat me një autobus.
Nuk dihet ende sasia e tyre por shtetasi V.V drejtues i autobuzit është ndaluar dhe po merret në pyetje nga efektivët e policisë.
Njoftimi i policisë
“Specialistë të strukturave të Drejtorisë Antitrafik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Kakavijë, kanë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë ilaçe kontrabandë.
Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobuzin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V,u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.
Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre.”