Tre shqiptarë u arrestuan në tre shtëpi të ndryshme, por të afërta me njëra tjetrën në Teesside, të Britanisë së Madhe, me një ngarkesë droge që shkonte deri 300 mijë paund.
Ardit Gjonaj, 31 vjeç, Indrit Mehmeti, 30 vjeç dhe Ardi Mustafaj, 30 vjeç, punonin në fabrika kanabisi, kur u kapën përpara një viti. Gjonaj dhe Mustafaj u kapën në oborrin e pasëm të një prone në Middlesbrough.
Oficerët e policis në Britaninë e Madhe iu gjetën shqiptarëve mjetet e duhura që përdoren për prodhim kanabisi, ndërsa përpos tyre edhe makina e sende me vlerë. Të tre burrat kanë thënë se kanë hyrë në territorin britanik në një mënyrë të paligjshme dhe se kanë qenë në fermat e kanabisit, dy ditë para se të arrestohen.
Mustafaj tha se udhëtoi nga Bristol në Middlesbrough me tren, por fillimisht mohoi çdo përfshirje me kanabis. Gjonaj tha se kishte punuar në Middlesbrough si dekorator para se të ftohej të qëndronte në shtëpi nga miqtë shqiptarë. Gjonaj më tej ka pranuar pjesëerisht akuzën.
Gjonaj, Mehmeti dhe Mustafaj më vonë të gjithë u deklaruan fajtorë për prodhimin e drogës të Klasit B.
Gjykatësi Paul Watson tha: “Unë jam i gatshëm të pranoj që ju, Mustafaj, keni luajtur një rol më të vogël në funksionimin e fabrikës së kanabisit. Por është e qartë se në rastin tuaj, Gjonaj, keni qenë shumë më i përfshirë. Keni luajtur një rol aktiv në atë që po ndodhte”.
Gjonaj u burgos për 18 muaj. Mehmeti dhe Mustafaj, pasi kanë kaluar 9 muaj në burg, tashmë do të jenë të lirë. Ata janë shqiptarët e fundit që burgosen për drogë në Tessidde, pasi më herët në fermat e këtij vendbanimi ishin kapur shtetas vietnamezë.
Balkanweb