Së fundmi modeatorja shumë e dashur për publikun Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj, Eduart Grishaj vendosën që djalin e tyre ta quanin Dielli dhe duket se këtë energji përcjelll edhe i vogli në familjen e tyre.
Mbrëmjen e djeshme Arbana, Eduarti dhe motra e tij kanë darkuar së bashku. Në foton e postuar ata shihen të qeshur e plot hare ndërkohë që moderatores i dallohen kilet e tepërta të cilat janë më se normale pas lindjes. Ky detaj i ka rënë në sy edhe ndjekësve të cilët nuk janë kursyer në komente e njëra prej tyre si për ironi shkruan:
“Je shëndoshur, zemër!”, e pas kësa Arbana nuk ka përtuar fare t’i kthehet me sportivitet.
“E di. Kam bërë një beb si yll.”
Duket se rrjetet sociale e kanë rritur masivisht gadishmërinë për të reaguar por jo cilësinë e komenteve. “Pre” e komenteve shpesh herë fyese bëhen edhe të famshmit.




