e keni menduar ndonjëherë se për çfarë arsye e keni atë xhep të vogël në pantallonat tuaja?
Xhepat janë shpesh një aksesor shumë i rëndësishëm i një linje të modës, e sidomos për veshjet e femrave.
Xhepat e xhinseve vijnë në mënyrë standarde çdo herë, 2 xhepa të pasme, dy të përparme dhe një i vockël në xhepat e përparme.
Por, për çfarë përdoret ky xhep? Sigurisht, është shumë i vogël për para.
Ky xhep është krijuar para telefonave celularë.
Sipas disa hulumtimeve ky xhep është një “xhep ore”, mjaftueshëm i madh për të mbajtur një “orë xhepi”.
Levi Strauss, brendi ikonik amerikan i xhinseve i ka bërë këto xhepa për ‘kaubojt’ që ata të kenë ku të vendosin orën më përshtatshëm.
Siç duket modeli ka mbetur në histori deri në ditët e sotme.




