Wednesday, August 12, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Izraelitët i riparojnë shtëpinë e dëmtuar shqiptarit mysliman që shpëtoi hebrenjtë

admins by admins
December 19, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Izraelitët i riparojnë shtëpinë e dëmtuar shqiptarit mysliman që shpëtoi hebrenjtë
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Një mysliman shqiptar, shtëpia e të cilit u shkatërrua gjatë tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, do të rindërtohet nga një grup që përkujton Holokaustin, si mirënjohje për shpëtimin që babai i tij u bëri hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Cnaan Liphshiz i ”Times of Israel”.

“Shtëpia e Muhamet Biçakut, 83 vjeç, u shkatërrua gjatë fatkeqësisë së tërmetit të 26 nëntorit që mori jetët e të paktën 51 personave. Gjatë Holokaustit, babai i Biçakut, Mefaili dhe vëllai i madh Njaziu, kishin strehuar rreth 20 familje hebreje nga forcat pushtuese italiane dhe gjermane në Qarrishtë, një fshat që ndodhet rreth 80 kilometra në lindje të Tiranës.

Organizata me qendër në Poloni, ‘From the Depths’ (”Nga thellësitë”), që përqendrohet në nderimin e shpëtimtarëve të hebrenjve, ka mbledhur 10 000 dollarë për të rindërtuar shtëpinë”, shkruan në një deklaratë themeluesi i grupit, Jonny Daniels, pas vizitës në Shqipëri, si pjesë e një misioni humanitar pas tërmetit.

Ai deklaroi se kostoja totale do të jetë 45 000 dollarë dhe mbledhja e fondeve po vazhdon.

Muhamet Biçaku, i cili ishte 5 vjeç kur babai i tij filloi të strehojë refugjatë hebrenj, tani po jeton në një shtëpi të një prej fëmijëve të tij në Durrës të mbushur plot me njerëz.

Në vitin 2007, në emër të familjes së tij ai mori çmimin ”Kurajë për kujdesin” (çmim që i jepet atyre që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit) nga organizata ”Anti-Defamation League”.

Në vitin 1996, babai dhe vëllai i tij u njohën nga Izraeli si ”Të barabartë midis kombeve”, titulli për johebrenjtë që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.

“Ata i ofruan popullit tonë nevojat njerëzore më kryesore, strehim në periudhat e tyre të vështira duke shpëtuar jetët e tyre”, shkruan Daniels.

“Duhet të jetë e qartë për ne sot që të mblidhemi dhe ta kthejmë këtë nder”, thekson ai.

Previous Post

Ndërtimi i segmentit rrugor “Komuna e Parisit-rrugë e re Tiranë-Elbasan”, shpronësohen pronarët

Next Post

Tetë prokurorët e SPAK betohen para Presidentit. SHBA: Të paprekshmëve po iu vjen fund

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Tetë prokurorët e SPAK betohen para Presidentit. SHBA: Të paprekshmëve po iu vjen fund

Tetë prokurorët e SPAK betohen para Presidentit. SHBA: Të paprekshmëve po iu vjen fund

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In