Pasditën e sotme një inxhinier dhe dy minatorë kanë humbur kontaktet me familjet e tyre, dhe dyshohet që kanë mbetur të bllokuar në galeritë e punës.
Ixhinieri dhe dy minatorë humbasin kontaktet me familjet e tyre. Dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në galeri
Pasditën e sotme një inxhinier dhe dy minatorë kanë humbur kontaktet me familjet e tyre, dhe dyshohet që kanë mbetur të bllokuar në galeritë e punës.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.
Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.




