Italia sot përvjetorin e pavarësisë e feston në karantinë.
Krerët e shtetit kanë gjetur një mënyrë për të festuar këtë festë dhe pjesë e planit është bërë edhe këngëtarja shqiptare, Irma Libohova.
Italianët kanë zgjedhur disa këngëtarë nga vende të ndryshme për të mbajtur një performancë për hir të kësaj dite, dhe nga Shqipëria kanë zgjedhur Irma Libohovën.
Të gjithë të ftuarit kënduan këngën “Bella Ciao’.
Nga performanca e Irmës tërheq vëmendjen edhe veshja e saj.
Ajo kishte zgjedhur që të paraqitej në video me një këmishë të kuqe dhe shqiponjën dykrenare.