Shumë njerëz mendojnë se Argjentina ka prodhuar vetëm futbollistë të mëdhenj. Nuk është e vërtetë dhe këtë e konfirmon Manu Ginobili. Basketbollisti që shkruajti historinë me San Antonoi në NBA ka vendosur të tërhiqet nga sporti në moshën 41-vjeçare, megjithëse kishte edhe një vit kontratë.
Për të nderua karrierën e tij, Spurs zhvilluan një ceremoni të veçantë, ku zyrtarizuan edhe tërheqjen e numrit 20, që Ginobili e kishte mbajtur me besnikëri për 13 vite pa ndryshuar asnjëherë ekip. Basketbollisti argjentianas fitoi katër unaza (tituj kampion) me San Antonio, ndërsa legjenda e pankinës së kësaj skuadre Gregg Popovich e ka kujtuar kështu lojtarin e tij. “Nuk do të kishim fituar asgjë po të mos ishte ai”, ka thënë trajneri i San Antonio Spurs.