Sunday, August 9, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Incidenti/ Avionët turq detyrojnë të ndryshojë kursin helikopteri ku udhëtonte Tsipras

admins by admins
March 26, 2019
in Bota
A A
26
Incidenti/ Avionët turq detyrojnë të ndryshojë kursin helikopteri ku udhëtonte Tsipras
17
SHARES
5
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Athina i përgjigjet Ankarasë me një notë të ashpër zyrtare duke dënuar incidentin e djeshëm të shkaktuar nga forcat ushtarake turke.

Në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Osmane , dy avionë ushtarakë turq kanë detyruar helikopterin e kryeministrit Alexis Tsipras, që vizitonte ishullin Agathonisi të Egjeut, të ndryshonte planin e fluturimit, derisa kanë ardhur në ndihmë avionët grekë.

“Duam dialog dhe mirëkuptim, por nëse duhet, do të bëjmë atë që duhet, atë që ndërgjegjja jonë prej vitesh e di, atë që na kanë mësuar të parët tanë që të mbrojmë të drejtën dhe sovranitetin tonë”, ka deklaruar më pas Alexis Tsipras në adresë të Turqisë.

“Duhet të dini se këto veprime pamend nuk kanë ndonjë kuptim. Më kot shpërdoroni kirozinën dhe benzinën është mesazhi që ju çoj”, shtoi kryeministri grek.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes greke, avionët turq kanë kryer ditën e festës kombëtare të Greqisë edhe 47 shkelje të hapësirës greke ajore. Ka të paktën një javë që Turqia e cila ndodhet në prag të zgjedhjeve lokale ka rritur tensionin politik në lidhje me fqinjin e saj, duke vënë në dyshim ZEE në Egje apo Mesdheun Lindor në fjalimet elektorale të ministrave apo të vetë Presidentit Erdogan.

Ky i fundit madje, në një prej fjalimeve të tij ka shprehur dhe dëshirën që të kthejë Shën Sofinë në xhami duke ngjallur reagime jo vetëm në Greqi, por në gjithë komunitetin ortodoks ndërkombëtar.

Qëndrimi i ashpër i Ankarasë është përshkallëzuar, sidomos pas Samitit të lartë trepalësh Greqi-Qipro-Izrael, javën e kaluar, në të cilin mori pjesë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, një fakt që konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për bashkëpunimin e tre vendeve dhe rolin e tyre për sigurinë dhe zhvillimet në fushën e energjisë në Mesdheun Lindor.

Previous Post

KYLIE JENNER SHFAQET E KURUAR DERI NË DETAJ NË INSTAGRAM, POR DO HABITENI KUR TA SHIHNI PA MAKE UP

Next Post

Facebook mbyll mijëra llogari nga Kosova dhe Maqedonia: Ja arsyeja!

admins

admins

Related Posts

Urdhëri i ri i Trump, ndalon pjesëmarrja e atleteve transgjinor në garat e notit
Bota

Urdhëri i ri i Trump, ndalon pjesëmarrja e atleteve transgjinor në garat e notit

July 24, 2025
Turkut i kalojnë mbi 7 mln dollarë në llogari/ Ia kthen bankës: Janë haram
Bota

Turkut i kalojnë mbi 7 mln dollarë në llogari/ Ia kthen bankës: Janë haram

October 28, 2024
VIDEO/ Shifra stratosferike, 126 miliard dollarë cash në bodrumin e kryetarit të PetroChina
Bota

VIDEO/ Shifra stratosferike, 126 miliard dollarë cash në bodrumin e kryetarit të PetroChina

September 5, 2024
Next Post
Facebook mbyll mijëra llogari nga Kosova dhe Maqedonia: Ja arsyeja!

Facebook mbyll mijëra llogari nga Kosova dhe Maqedonia: Ja arsyeja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In