Tonin Vocaj
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në në detyrë drejtuesin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
Në seancën dëgjimore që u mbajt më 11 dhjetor, KJV paraqiti një foto të bërë publike edhe në media ku Vocaj shfaqej në shoqërinë e Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-komisar Dritan Lamajt.
Por Vocaj bëri me dije se nuk ka pasur djeni për një konflikt mes ish-komisarit të ndjerë Lamaj me Frrokun, madje ai shtoi se rastin e vrasjes së tij e ka ndjekur vetë dhe është siguruar që vrasësi të merrte dënimin e merituar.
Pas kësaj deklarate dhe dokumentimeve të KJV,kjo e fundit konfirmoi në detyjrë Vocajn, i cili prej një viti mban postin e drejtuesit të Policisë Kriminale.




