Wednesday, July 22, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Humbi jetën nga COVID/ Koço Devole do të festonte sot 75-vjetorin e lindjes, miqtë përlotin rrjetin

admins by admins
November 28, 2020
in Aktualitet
A A
0
Humb jetën nga COVID Koço Devole
0
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Pak ditë më parë, legjenda e humorit shqiptar, Koço Devole, u nda nga jeta si pasojë e COVID. Këtë 28 Nëntor, Devole do të festonte edhe 75-vjetorin e lindjes. Profili i tij, është mbushur me mesazhe nga miqtë dhe të njohurit e të ndjerit. Mes dhjetërave mesazheve, miqtë dhe të njohurit shprehen se ende nuk e besojnë këtë humbje të madhe.

“Koço sot ke ditëlindjen ,nuk me mjaftojnë dy rreshta për të folur për ty. Me artin që ke dhënë dhe qe ke lënë të cilësuan LEGJENDA e humorit SHQIPETARE dhe LEGJENDAT JETONË PËRGJITHMONË. Kam shumë pak kujtime kur kemi qenë të vegjël se jemi rritur me shumë sakrifica nga prindërit tanë.

Që kur ishe i vogël kishe aftësi për humor, merrje një çarçaf të vjetër e bëjë si skenë. Kishim nja dy kukulla prej lecke i vije te të dy duart dhe mbrapa çarçafit nxirje dy kukullat dhe sajoje figura dhe fjalët të gjithë kalamajtë e lagjes qeshnim. Rinin në radhë si në shfaqe atëherë fjala televizor as nuk njihej se çfarë ishte,”,  shkruhet në një prej tyre.

“Sot i rralli Koço Devole do festonte 75 vjetorin. Iku fizikisht por kurrë  s’do humb emri dhe arti i tij,”- shkruan në një tjetër.

Devole u nda nga jeta në 20 nëntor të këtij viti.  Ai qëndroi për disa ditë në spital, dhe më pas u largua për në banesë për të vijuar trajtimin e tij, por u përkeqësua.  Prej vitesh ai vuante edhe nga leucemia, një sëmundje e cila u rëndua edhe më shumë nga COVID.

Pas kësaj situate, Devole u shtrua sërish në spital ku edhe përfundoi në intubim pas përkeqësimit të situatës. Ai qëndroi për gati 8-9 ditë në intubim, por që nuk ia doli që të shërohej.

Koço Devole lindi Kuçovë, në gjirin e një familjeje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit. Ai ishte një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në vitin 1946 familja e Devoles u zhvendos në Tiranë. Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Në nëntor të vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj.

Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Në vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, me marrjen e pushtetit nga Socialistët Drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon si të paaftë. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA.

Në 26 nëntor të vitit 2002, së bashku me një mikun e tij, kapet nga policia italiane. Akuza transport i 3 kg. heroinë. Pas tetë muajsh më 24 korrik 2003 lirohet nga burgu italian dhe pas gjyqit në Gjykatën e Riminit merr pafajësinë e më pas dëmshpërblimin për muajt e burgut. Në vitin 2004 – 2005 punon si regjisor dhe skenarist në emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli” Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri të RTSH-së në vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor në telekomeditë:

Në vitin 1997 se bashku me Agron Llakën në “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati një shkëlqim të vërtetë. Koço Devole është autor dhe Regjisor i shumë spektakleve skenike me trupën e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj. Në vitin 2013 interpreton në serialin komik shqiptar “O Sa Mirë ” në rolin e profesorit të historisë Akil Boga.

Që nga viti 2009, punonte në tv Top-Channel në emisionin “Fiks Fare” ku krijimtaria dhe interpretimi i tij spikat në rubrikat “Wikifiks” “Koço në parlamentin europian”” Koço Kiçi në eoroneës” ” Koço Kiçi Show” duke përfunduar me rubrikën “Monitorime” aq e pëlqyeshme për teleshikuesin shqiptar.

Previous Post

Dita e Pavarësisë, Rama: I uroj festën Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi

Next Post

Blerina Gjylameti bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të djalit

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Blerina Gjylameti bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të djalit

Blerina Gjylameti bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të djalit

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In