Monday, August 10, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Histori: Çfarë ka ndodhur më 3 nëntor?

admins by admins
November 3, 2019
in Aktualitet, Bota
A A
1
Histori: Çfarë ka ndodhur më 3 nëntor?
6
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

361 – Perandori romak Konstandini II, djali i dytë i Konstandinit të madh, vdes nga ethet ndërsa kthehej nga një fushatë kundër fiseve gale. Ai u pagëzua i krishterë në shtratin e vdekjes dhe caktoi kushëririn e tij, Julian, si pasardhësin e ligjshëm.

1493 – Eksploruesi italian Kristofor Kolombi, ndërsa po lundronte në Karaibe, pa nga larg një ishull; ishte ditë e dielë – latinisht “dies dominica” – Ditë e Zotit – ishullin e quajti Dominica.

1529 – Lordi britanik Thomas More hap parlamentin, që më vonë do t’a dënonte atë me vdekje për mosmbështetjen e planeve të martesës së mbretit Henri i tetë.

1793 – Dramaturgia franceze, gazetare dhe veprimtare e të drejtave të grave, Olympe de Gouges ekzekutohet në gijotinë. Ajo e filloi karrierën si dramaturge në fillim të viteve 1780 dhe u bë një mbrojtëse e i zëshme për të përmirësuar gjendjen e skllevërve në kolonitë franceze. Në të njëjtën kohë, Olympe de Gouges filloi të shkruante pamflete politike. Në vitin 1791, ajo hartoi Deklaratën e të Drejtave të Grave dhe sfidoi pabarazinë midis burrit dhe gruas në një vend ku parrulla e ditës ishte liri-barazi-vëllazëri, pa përmendur femrën. Olympe de Gouges u ekzekutua në gijotinë gjatë Mbretërimit të Terrorit për shkak të shkrimeve që kritikonin qeverinë Revolucionare dhe për lidhje e saj me zhirondinët, fraksion kundër terrorit.

1913 -Shtetet e Bashkuara vendosin një taksë mbi të ardhurat. Në botë, për herë të parë një taksë mbi të ardhurat u miratua në vitin 1799 në Britaninë e Madhe për të paguar dhe furnizuar trupat britanike që luftonin kundër forcave franceze të udhëhequra nga Napoleoni. Në Luftën e vitit 1812, për herë të parë Shtetet e Bashkuara konsideruan miratimin e një taksë mbi të ardhurat, por lufta amerikano – britanike përfundoi dhe çështja u la pezull. Megjithatë, gjatë Luftës Civile Amerikane, u vendos një taksë mbi të ardhurat, por vetëm si masë e përkohshme për të mbuluar shpenzimet e luftës. Taksa u shfuqizua në vitin 1872. Nga 1890, qeveria amerikane shpresonte të gjente një mënyrë për të shpërndarë në mënyrë të njëtrajtëshme barrën e taksave federale, derisa mbërriti në miratimin e ligjit të taksave mbi të ardhurat më 1913.

1945 – Lindi Gerd Myller, futbollist i njohur gjerman Në vitin 1970, Myller u zgjodh Futbollisti Evropian i Vitit, pas një sezoni të suksesshëm me Bayernin e Mynihut dhe shënimin e 10 golave në kampionatin Botëror 1970. Gjatë kampionatit gjerman atë vit, Myller shënoi 68 gola në 62 ndeshje. Më 1972, Myller e mbylli vitin kalendarik të futbollit në Gjermani me 85 gola në 62 ndeshje, një rekord që u tejkalua vetëm pas 40 vjetësh, më 2012, nga argjentinasi Lionel Messi.

1964 – Për herë të parë, banorët e Distriktit të Columbisë (kryeqytetit amerikan) u lejuan të votojnë në zgjedhjet presidenciale. Ratifikimi i Amendamentit 23 të Kushtetutës në vitin 1961, u dha qytetarëve të Washingtonit të drejtën për të votuar për president dhe zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara, por jo për anëtarët e Kongresit.

Mendim i ditës
“Nëse nderi do të ishte fitimprurës, të gjithë do të bëheshin të ndershëm.”
Thomas More

Burimi/VOA

Previous Post

Trajtimet kundër stresit nisin nga ushqimi – Çfarë duhet të shmangni

Next Post

‘Sherr’ në estradë, Samanta reagon ndaj Zerkës – thumbon edhe Ronela Hajatin

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
‘Sherr’ në estradë, Samanta reagon ndaj Zerkës – thumbon edhe Ronela Hajatin

‘Sherr’ në estradë, Samanta reagon ndaj Zerkës – thumbon edhe Ronela Hajatin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In