Sunday, April 12, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Histori: Çfarë ka ndodhur më 23 dhjetor?

admins by admins
December 23, 2019
in Politikë
A A
0
Histori: Çfarë ka ndodhur më 3 nëntor?
2
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

910 – Vdiq Shën Naumi (i njohur si Naumi i Ohrit). Informacioni mbi jetën e tij të hershme është i pakët. Nuk dihet nëse ishte vendas apo i ardhur. Lindur në vitin 830, në një rajon banuar nga ilirët, pushtuar nga romakët e më pas nga sllavët e jugut, Naumi u bë misioner i krishterë mes banorëve sllavë të sapo ardhur. Në vitin 867 u shugurua prift në Romë; për 22 vitet e ardhshme, punoi me Cirilin dhe Metodin (dy misionarë të tjerë të krishterë vendas) në përkthimin e Biblës në sllavishte dhe e përhapi atë në Moravi dhe Pannonia. Për krishtërimin e sa më shumë sllavëve, misionerët krijuan një alfabet në përputhje me tiparet e gjuhës, dhe më pas Cirili do të krijonte alfabetin e quajtur cirilik (sipas emrit të tij), që përdoret ende nga shumë gjuhë sot. Në vitin 905 në brigjet e liqenit të Ohrit, Naumi themeloi një manastir i cili vazhdon të mbajë emrin e tij; edhe trupi i tij është varrosur aty. Në shekuj, manastiri provoi disa zotërime; bullgar, shqiptar, grek, serb, osman; ishte pjesë e Shqipërisë për një periudhë të shkurtër prej vitit 1912 deri me 28 qershor 1925, kur Ahmet Zogu ia dorëzoi Jugosllavisë, si gjest vullneti të mirë. Sot, manastiri i Shën Naumit është një nga destinacionet turistike më të njohura në Maqedoni, Ballkan, Evropë e më gjerë.

1823 – Poezia “A Visit from St. Nicholas”, e njohur edhe si “The Night before Christmas”, botohet për here të pare, në mënyrë anonime, në gazetën New York Sentinel. Vargjet e saj janë cilësuar si “më të bukurat mbi Krishtlindjet të shkruara ndonjëherë nga një amerikan”. Poezia e botuar pa emër autori, më më pas doli se ishte e dijetarit Clement Clarke Moore, i cili pranoi autorësinë kur e përfshiu në antologjine e punimeve të tij me titull “Poems” më 1844, me këmbënguljen e fëmijëve të tij, për të cilët ai e kishte shkruar. Duke pasur parasysh reputacionin e tij publik si profesor e dijetar, Moore, studiues, historian, nuk kishte dashur të njihej si autor një poezie të tillë ku flitej për Shën Kollin, i cili vjen një natë para Krishtlindjeve me karrocën tërhequr nga drerët për të shpërndarë dhurata në çdo shtëpi. Clement Clarke Moore (1779 – 1863) ishte profesor i letërsisë klasike dhe studiues orientalist në kolegjin Columbia (universiteti Columbia, Nju Jork). Veçanërisht shqiptarët duhet t’a njohin atë; më 1850, Clement Clarke Moore shkroi librin “George Castriot, Surnamed Scanderbeg, King of Albania”, promovim i shkëlqyer i heroit kombëtar shqiptar mes amerikanëve, disa dekada para se pasardhësit e tij të zbulonin Amerikën (shqiptari i parë mendohet të ketë emigruar në Amerikë nga fundi i viteve 1800). Parku Clement Clarke Moore, në 10 Avenue dhe 22 Street, Nju Jork, u përurua më 22 nëntor 1968. Ky park është mjaft i preferueshëm për shlodhje çdo ditë, por të dielën e fundit të para Krishtlindjeve, banorë e vizitorë të Nju Jorkut mblidhen aty për të lexuar poemën “The Night Before Christmas.”

1950 – Papa Pius XII shpall se arkeologët në Romë kishin zbuluar një varr nën bazilikën e Shën Pjetrit që mund të jetë varri i shenjtorit. Pas zbulimit të eshtrave të tjera dhe të një mbishkrimi, më 26 qershor 1968, Papa Pali VI deklaroi se eshtrat e Shën Pjetrit ishin identifikuar plotësisht.

1954 – Transplantimi i parë i suksesshëm i veshkave u krye nga mjekët J. Hartwell Harrison dhe Joseph Murray, në Boston, në Spitalin Brigham. Procedura u bë mes binjakëve identik Ronald dhe Richard Herrick për të eliminuar çdo problem nga ndonjë reaksion i sistemit imun. Për këtë dhe punën e mëtejshme në fushën e transplantit, Dr Murray u nderua me çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1990. Marrësi i veshkës, Richard Herrick, vdiq tetë vjet pas transplantimit.

Mendim i ditës
“Bëni zakon një prej te dyjave: ndihmoni tjetrin, ose të paktën mos i bëni keq.”
Hipokrati

Previous Post

“Java e Kodimit”/ Studiuan në Boston dhe Gjermani, sot kthehen për të mbështetur të rinjtë shqiptarë

Next Post

10 filmat që duhet t’i shikoni për festat e fundvitit

admins

admins

Related Posts

Mblidhet kryesia e PS/ Ja 4 emra në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin
Politikë

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama mbledh sot në seli deputetët socialistë të Tiranës

March 4, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!
Politikë

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!

January 30, 2026
PS hermetike për Presidentin e ri/ Pas pak nis mbledhja e Kryesisë, gazetari zbulon çfarë do të ndodhë: Pse Ardian Dvorani është një nga emrat e përfolur
Politikë

PS mbledh grupin parlamentar të premten, zbardhet agjenda

January 14, 2026
Next Post
10 filmat që duhet t’i shikoni për festat e fundvitit

10 filmat që duhet t’i shikoni për festat e fundvitit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In