Tuesday, May 19, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Histori: Çfare ka ndodhur më 10 nëntor?

admins by admins
November 10, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Histori: Çfarë ka ndodhur më 3 nëntor?
3
SHARES
5
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Histori: Çfare ka ndodhur më 10 nëntor?
Franca i jep fund adhurimit të detyruar të Perëndisë. Kjo hedh bazat e sekularizmit, ku shteti laik qëndron asnjanës ndaj fesë.Por kjo i hapi udhën edhe ateizmit…

1202 – Kryqezata e katert: Përkundër letrës nga Papa Inoçenti III që e ndalon kryqëzatën dhe kërcënon pjesmarësit me shkishërim, kryqtarët, nisur për të çliruar Jeruzalemin nga myslimanët, ndalen në Kroaci; rrethojnë qytetit e Zarës, nën kontrollin e Bizantit; pushtojnë qytetin, djegin, plaçkisin, vrasin, duke shkaktuar zemërim në mbarë perandorinë bizantine. Kjo ngjarje, thonë historianët, shënoi fillimin e ndarjes përgjithmonë të krishtërimit perëndimor katolik nga ai lindor orthodoks.

1444 – Beteja në Varna të Bullgarisë në brigjet e Detit të Zi: Sulltan Murati II mund ushtritë e krishtera hungareze, polake nën komandën e Janosh Huniadit. Humbja hap udhën për rënien e Kostandinopojës më 1453. Me fitoren e Varnës, osmanët hoqën një pengesë të rëndësishëm drejt zgjerimit në Evropën Qendrore dhe Lindore; betejat e mëvonshme bënë që një numër evropianësh të pranojnë sundimin osman dhe fenë islame – të detyruar ose për lehtësi, përfitim a oportunizëm.

1793 – Franca i jep fund adhurimit të detyruar të Perëndisë. Kjo hedh bazat e sekularizmit, ku shteti laik qëndron asnjanës ndaj fesë. Por në Francën e Revolucionit, kjo krijoi për pak kohë, për herë të parë në histori, kushtet e praktikimit të ateizmit shtetëror, ku shteti bëhet armiku i fesë. Që atëherë, një politikë e tillë u përsërit në Meksikën Revolucionare (1824), dhe më pas në shekullin XX, në disa shtete marksiste-leniniste. Bashkimi Sovjetik, për shembull, pati një histori të gjatë të ateizmit shtetëror, që ishte veçanërisht i ashpër nga vitet 1929-1939; e quajtur epoka e mesme staliniste. Por, rekordin si shtet ateist më jetëgjatë në Botë e mban Shqipëria nën stalinizëm, kur nga viti 1967 – 1990, ateizmi ishte absolut.

1836 – Louis Napoleon III mërgon në Amerikë, vetëm për një kohë të shkurtër. Nga 65 vite të jetë së tij, vetëm 28 prej tyre Louis Napoleon i shpenzoi në Francë; pjesën tjetër të jetës ai e kaloi në mërgim a dëbim në Itali, Gjermani, Zvicër, Angli ose në Shtetet e Bashkuara.

1911 – Manjati industrialist Andrew Carnegie themelon Korporatën Carnegie, për të nxitur perhapjen e njohurive dhe të kuptuarit mes njerëzve. Karnagie, mërguar qysh fëmjë nga Skocia në Amerikë për t’i shpëtuar varfërisë – shpesh pasojë e paditurisë – sapo u bë i pasur u kujdes që fondacioni i krijuar me paratë e tij të ndihmonte shtrirjen e arsimit fillor e të lartë, nga fëmijët tek të rriturit në Amerike, edhe në botë. Emri Karnagie sot kujtohet për pasurinë prej miliardash që ai kishte, por edhe për cfarë pasuria duhet të përdoret – Andrew Carnagie është mishërim i bamirësisë në kulturë, art, arsim e mirëkuptim mbarë njerëzor.

Mendim i ditës
“Suksesi është i vogël atje ku e qeshura është e pakët.”
Andrew Carnegi

Previous Post

Modeli shqiptar bën buzët: Kam pasur ngacmime nga femra e meshkuj, por unë nuk ua…

Next Post

BB: Shqipëria, në mesataren e shifrave të vendeve europiane

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
BB: Shqipëria, në mesataren e shifrave të vendeve europiane

BB: Shqipëria, në mesataren e shifrave të vendeve europiane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In