Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi hodhën 1 kilogram drogë, nga makina e cila ishte në ecje e sipër.
Policia e Massafra arrestoi tre të dyshuarit, të cilët rezultojnë me precedentë penalë.
Gjatë një kontrolli rutinë në rrugë, pasi ndaluan makinën me të cilën udhëtonin shqiptarët, efektivët vendosën që ti shoqëronin në komisariat për verifikim.
Por gjatë rrugës, nga dritarja e makinës, njëri prej tyre hodhi një qese me marijuanë, pako të cilën e shikoni në fotografi.
Lënda narkotike ishte gati për të shitur dhe me vlerë tregu kushton të paktën 5 mijë eruro.
Tre shqiptarët e arrestuar mbrëmjen e kësaj të marte, u dërguan në burgun e Taranto, ndërkohë që hetimet ndaj tyre janë në vijim.




