Wednesday, March 3, 2021
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Hapet Master për kriminalistikën në Fakultetin e Drejtësisë

by Redaksia Online
March 19, 2019
in Aktualitet
0 0
A A
0
Hapet Master për kriminalistikën në Fakultetin e Drejtësisë
19
SHARES
71
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Zv.ministrja Romina Kuko gjatë aktiviteti për lançimin e masterit për kriminalistikën, ngritur në bashkëpunim mes OSBE-së dhe Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës u shpreh se thelbësore në parandalimin e ngjarjeve kriminale është zbulimi i shkakut.

Në takim morën pjesë Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, si edhe ambasadori britanik, Duncan Norman,

Zv.ministrja Kuko bëri të ditur se pranë Akademisë së Sigurisë është duke u çelur një Qendër Kërkimore për Parandalimin e krimit apo dhunës.

Sipas Kukos, kjo qendër është bazë për të kuptuar shkaqet që të çojnë në një krim dhe në të duhet të përfshihen persona që kanë njohur në fushën e kriminalistikës dhe ky master i vjen në ndihmë kësaj qendre.

“Një shprehje thotë, një shoqëri përgatit krimin, krimineli e kryen atë. Disa vite më parë kur punonim mbi faktorët që shtyjnë drejt ekstremizmit të dhunshëm, u përpoqëm të kuptonim arsyen se përse disa individë kryejnë këto krime, ndërsa disa të tjerë, në po të njëjtat kushte nuk e kryejnë këtë krim. Kemi kuptuar se në shumicën e rasteve kemi qenë të fokusuar te fakti se si kryhet një krim dhe jo te shtysat përse kryhet një krim”, tha Kuko.

Sipas saj, Ministria e Brendshme ka ndërmarrë dhe disa programe në kuadër të parandalimit të krimit. “Ministria e Brendshme vijon e përfshirë në parandalimin e kriminalitetit. Policimi në komunitet ka pikërisht këtë filozofi, pra parandalimin. Po pa kuptuar rrënjët, shkaqet, është e pamundur të kemi rezultate të mira”, tha Kuko.

“Masteri që prezantojmë sot është pjesë, copëza e munguar e pazëllit në luftën ndaj krimit. Dua t’ju jap vetëm një shifër të thjeshtë, në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm një përqindje shumë e madhe e të përfshirëve janë persona që kanë pasur probleme në fëmijërinë e tyre, apo që janë dhunuar në familje”, theksoi Kuko.

“Është shumë e rëndësishme që ky program të jap rezultatet e para dhe ne të kemi platformat tona gati, që kush përfundon këtë master t’i vërë në zbatim dijet e marra. Jeta akademike s’mund të jetë e ndarë nga institucionet dhe për këtë arsye ato duhet të ndërveprojmë së bashku”, tha zv/ministrja Kuko gjatë fjalës së saj.

Programi master do të përmirësojë kapacitetet kërkimore të profesionistëve, akademikëve dhe politikëbërësve në identifikimin e shkaqeve themelore të krimeve. Projekti parashikon, ndër të tjera, zhvillimin e strukturës dhe të kurrikulës për Programin Master në Kriminalistikë, ngritjen e kapaciteteve të Universitetit të Tiranës për ta administruar programin, dhe mbështetjen e kursit të parë dyvjeçar.

Previous Post

MIRATOHET VENDIMI MË I RËNDËSISHËM PËR KOMPENSIMIN E ISH-PRONARËVE

Next Post

Balla: Mirënjohje OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale

Redaksia Online

Related Posts

Flet shqiptari që ka mbi shpatulla 150 vepra penale: Jam në gjak me 70 familje!
Aktualitet

Flet shqiptari që ka mbi shpatulla 150 vepra penale: Jam në gjak me 70 familje!

March 2, 2021
Në zyrën e Kurtit mbahet vetëm flamuri kuq e zi, jo ai i Kosovës
Aktualitet

Në zyrën e Kurtit mbahet vetëm flamuri kuq e zi, jo ai i Kosovës

March 2, 2021
Si ka ndikuar pandemia në trendet në arsim dhe tregun e punës?
Aktualitet

Si ka ndikuar pandemia në trendet në arsim dhe tregun e punës?

March 1, 2021
Next Post
Balla: Mirënjohje OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale

Balla: Mirënjohje OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In