Saturday, July 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Halim Kosova tregon prapaskenat e skualifikimit nga lista e PD: Ma punuan, më vranë shpirtërisht

admins by admins
March 3, 2021
in Aktualitet
A A
0
Halim Kosova tregon prapaskenat e skualifikimit nga lista e PD: Ma punuan, më vranë shpirtërisht
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Halim Kosova, një ndër mjekët më popullor të vendit, ish-ministër i Shëndetësisë në kohën e PD, mbrëmjen e djeshme ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Open” në Top Channel. Kosova ka treguar edhe mënyrën që Komisioni i Vlerësimit e nxorën nga lista e kandidatëve që do të jenë në zgjedhjet e 25 prillit.

Halim Kosova: Megjithatë në momentin që ta thonë mendon…’si është e mundur’. Ti të lësh punët e tua dhe të shkosh të japësh kontributin dhe të shohësh që të kanë sajuar diçka nga mbrapa. Më ka vrarë shumë shpirtërisht me të vërtetë. Edhe i hyra sqarimit. Më kishin skualifikuar, Besniku e ka thënë gjysmë i pezmatuar kur ka thënë që Halim Kosova ka dhënë dorëheqjen, sepse e dinte që nuk ishte e vërtetë. Besnik Mustafaj më ka thënë merre mesazhin tim, nxirre ku të duash. Unë kam votuar për ty më ka thënë, çfarë s’më ka shkuar, e kam këtu.

Nëse ka njeri si puna ime, një jetë në spitalet publike, një mijë lekë të vjetra nuk m’i gjen që t’i ketë marrë….nuk ka. Genci më ka kthyer përgjigje, më ka thënë ‘çfarë pune ke me ne, e ke me Bashën’. Kjo është përgjigja që më ka kthyer. Njerëzit e dinë shumë mirë se cilat janë duart e pastra. Janë ftuar lloj e lloj njerëzish, edhe ata që marrin dy mijë euro në ditë rrogë në shtet. Dhe atyre Berisha u thoshte që do t’ua bëj një mijë e dyqind euro rrogën në muaj. Dhe ata dëgjonin.

I thashë mirëmbrëma zoti Basha kam vendosur që, nuk shoh arsye për angazhime politike. Politika më ka shkëputur nga sektori publik. Dhe thashë këtë dëm që më ka bërë politika, po e bëj që të shkojë rreth më rreth dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë. Covid ma cënoi pak këtë iniciativë, se unë shkoj me një ekip. Thashë pse mos të ndihmoj gratë e Tiranës, dhe do ngre një fond që gratë në nevojë të bëjnë vizita falas tek unë. Më merr Basha e më thotë, a jep dorëheqjen nga mesazhi që më kë bërë.

I thashë jo. Po të them një gjë Eni, që kur vjen fushata ka vetëm premtime, dhe nuk lejoja dot vetes, që në këtë moment që kisha këtë punë humanitare të bëhesha dhe deputet. Basha më thotë: do ta tërheqësh, mos e ke bërë në nxehje e sipër, ok më tha po të them që komisioni të ka skualifiuar. Me Genc Rulin kam ndenjur deri në 4 të mëngjesit kur i lindi vajza. Nuk e besoj, i thashë. Më tha të sjellë letrën e ta shohësh datën kur e kanë bërë dhe thashë si është e mundur që ti bën punët humanitare dhe të kurdisin diçka nga prapa. Si mund të heqësh dikë që vetem se nuk shan PS, le të iki të bëjë ato punët humanitare që do të bëjë. Si mund t’ja besosh këtë proces ia beson një njeriu që është akuzuar për fabrika.

Pyetje: Përse ju hoqën?

Kosova: Unë nuk dua t’i hyj hollësive, por Genci më tha që çfarë pune ke me ne e ke me Bashën, nëse vijnë emra këtu i sjell Basha, dhe emri jot nuk erdhi kurrë. Nuk ka rëndësi se kush u vu në krye të Komisioni i Etikës, por rëndësi ka që të jetë një person i papërlyer. Çfarë të keqe i kam bërë unë PD. PD ka bërë tavolina të rrumbullakëta dhe aty vinin kushdo. Nuk kam qenë kurrë në ato tavolina dhe unë ju thosha ore më keni harru me dashje apo pa dashje. Të gjithë qeshnin se e dinin.

Previous Post

Puthje e përkëdhelje/ Jasmina zhvesh Andin në takim

Next Post

Lajmi i Fundit/ Një termet godet Shqipërinë

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Tjetër lëkundje tërmeti këtë mëngjes, magnituda 4.3

Lajmi i Fundit/ Një termet godet Shqipërinë

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In