Fetullah Gylen
Imami turk dhe dijetari fetar Fetullah Gylen ka shprehur dhimbjen për humbjen e jetëve të pafajshme të tërmetit katastrofal të 26 nëntorit në Shqipëri.
Nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij zyrtare, drejtuesi i organizatave ‘’Hizmet’’ dhe ‘’FETO’’, Gylen i bën thirrje çdo qytetari të kontribuojë në ndihmën e popullit shqiptar pas dëmeve dhe panikut të madh të shkakuar gjatë 4 ditëve të fundit.
Mesazhi i Fetullah Gylen për Shqipërinë:
Me një mesazh që mban datën 26 Nëntor, mendimtari dhe dijetari Fethullah Gylen shpreh ngushëllimet e tij për tërmetin që goditi Shqipërinë
Me hidhërim të thellë mësova për tërmetin që ka goditur Shqipërinë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
U shpreh ngushëllimet e mia më të thella mbarë popullit shqiptar, veçanërisht atyre që kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur gjatë tërmetit. I lutem Zotit, që t’u japë forcë skuadrave të kërkimit dhe të shpëtimit, që janë duke bërë çdo përpjekje për të shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënoja. Gjithashtu, i lutem Atij që t’u falë shërim sa më të shpejtë atyre që kanë mbetur të plagosur.
U bëj thirrje dhe i nxit të gjithë që t’u vijnë në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti me çdo mundësi që kanë, që Shqipëria të kapërcejë e të marrë veten nga kjo ngjarje tragjike.




