Vllaznia – Kukesi ishte ndeshja kryesore e kesaj jave në Kategorinë Superiore e cila dhuroj shumë emocione e përfundoj me fitoren e shkodranve.
Herald Marku, shënoi dje golin e parë në fitoren 2 me 0 të Vllaznisë ndaj ekipit të Kuksit në “Loro Boriçi”. Po Heraldi siç shënoi në fushë gol u kujdes që të shënonte dhe 2 super gola të tjerë në deklaraten që dha pas ndeshjes, nga falenderimit për mbështetjen që i kan dhënë tifozët deri tek kërkesa që të jenë të pranishëm në ndeshjen me Tiranën.
Vemëndjen kryesore e mori dedikimi i veçantë që kishte për golin, ku ja dedikonte Luiz Ejllit banorit më të famshem në Big Brother Vip 2. /urbannews.al




