Edhe pse Luizi rrëfeu se ishte i sëmurë nga një sëmundje e rrallë dhe më pas tha se ka gënjyer, shumë njerëz ende besojnë se ai është i sëmurë, duke marr shkas nga situatat e fundit.
Kjo përforcohet hera-herës nga episode dyshese që ndodhin në “Big Brother VIP”. Kështu, pak ditë më parë ai u ndje papritur keq dhe filloi të dridhej. Teksa Nita e pyeste se si është, Luizi u shmang dhe u largua direkt për në dhomën e rrëfimit.
Sakaq, një tjetër episod ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Në rrjet janë publikuar copëza videosh të ndryshme që tregojnë se Luizi ka qenë sëmurë. Madje, në BBVIP kanë shkuar edhe mjekët.
Teksa situata nuk është pasqyruar, në videot e kapura nga ndjekësit e BBVIP shihet Nita e cila fillimisht shkon te shtrati i Luizit e shqetësuar duke e parë. Teksa të gjithë ishin mbledhur jashtë Luizi ndodhej i shtrirë në shtrat.
Sakaq, ajo që ka shqetësuar më shumë ndjekësit është një video ku Maestro i thotë Kiarës se kanë ardhyr mjekët për Luizin, por Kiara i kërkon mos ta diskutojnë këtë gjë.
Pas disa orësh Luizi u është bashkuar banorëve dhe dukej në gjendje të mirë.




