Tuesday, April 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Gështenjat e Pogradecit më të mirat në Shqipëri, priten nga banorët

admins by admins
March 5, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Gështenjat e Pogradecit më të mirat në Shqipëri, priten nga banorët
725
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Prefekti Spirollari: Task-Forcë për prerjet e paligjshme

1970: gështenja 8.195 ha; Pogradeci 1.724 ha, Tropoja 1.800 ha

Nga Vepror Hasani

Gështenjat e Pogradecit janë më të mirat në Shqipëri, parametrat e saj janë më të larta nga gjithë gështenjat e tjera që rriten në vendin tonë, tejkalojnë edhe atë të Tropojës. Më konkretisht, përqindja e tulit në frut, në gështenjat e Pogradecit shkon deri në 75.9%, te e Tropojës 75.2%; proteinat në gështenjat e Pogradecit arrijnë në 6.7%, ndërsa te e Tropojës 6.0%; sheqeri në gështenjat e Pogradecit shkon në 30.2%, ndërsa te e Tropojë 20.4% etj. Gjithashtu, ato janë burim të ardhurash për banorët që banojnë pranë pyjeve të gështenjave, pasi vjelin  frutat e tyre. Gështenja njihet edhe për vlerat kurative të saj. Veç kësaj, pyjet e gështenjave të Pogradecit janë pjesë e zonave të mbrojtura, shtrihen nga hyrja e qytetit të Pogradecit deri në Qafë- Plloçë, duke i dhënë bukuri dhe  hijeshi qytetit në fjalë. Nëse  llojet gështenjave shkojnë deri në 18, e Pogradecit, ruan një pozicion dinjitoz. Për të gjitha arsyet e mësipërme, ky drufrutor mund të konsiderohet pa asnjë dyshim si një pasuritë e kësaj treve. Por edhe pse është kështu nga vetë banorët që jetojnë në këto zona bëhen prerje të paligjshme duke dëmtuar drurë të shumtë. Për këtë arsye nga Prefekti i Qarkut Korçë, Dhori Spirollari u ngrit Task-Forca për ndaljen e prerjeve të paligjshme. Përdorimi i tyre si dru zjarri tregon papërgjegjshmërinë e personave që kishin qenë dëmtues të këtyre drurëve.

Task-Forcë për mbrojtjen e gështenjave

Shqetësimi për dëmtimin e pyjeve të gështenjave në Pogradec u bë prezente nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, nga Bashkia e qytetit dhe nga vetë banorët e zonës. Nisur nga ky shqëtësim, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Korçë, Dhori Spirollari, u organizua një takim ku ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë Pogradec, përfaqësues të Komisariatit Pogradec, inspektorë, specialistë, administratorë të njësive administrative, kryetarë të fshatrave etj. Në këtë takim Prefekti Spirollari u kërkoi të pranishmëve që prerja e drurëve të gështenjave të merrte fund njëherë e mirë. Për t’ia arritur këtij qëllmi, z. Spirollari kërkoi si pikënisje takimin me banorët, paralajmërimin e tyre për masat që do të ndërmerreshin, ku zgjidhja përfundimtare do të vinte jo vetëm nëpërmjet masave administrative dhe kontrolleve të rrepta, por edhe nëpërmjet ndërgjegjësimit të banorëve, me qëllim që zgjidhja të ishte reale, afatgjatë dhe e papërsëritshme, pasi me prerjet ata dëmtonin edhe të ardhurat e tyre. Për konkretizimin e detyrave të përcaktuara, u ngrit një grup pune për miradministrimin e pyjeve, i cili të bënte të mundur që të mos pritej qoftë edhe një dru gështenje i vetëm. Për këtë arsye, pas punës përgatitore, regimi i Taskë-Forcës do të ishte i mënjëhershëm dhe efektiv. Vëmendja do të përqëndrohej në fshatrat Gështenjas, Rrëmenj, Vërdovë dhe në Kurorën e qytetit të Pogradecit, ku prerja e drurëve të gështenjave për dru zjari kishte qenë më shqetësuese.

Viti 1970, shqipëria me 8.195 ha gështenja

Nga statistikat e vitit 1970 mësojmë se sipërfaqja e pyjeve me gështenja në gjithë Shqipërinë ishte 8.195 ha, nga të cilat Pogradeci kishte 1.724 ha, Tropoja 1. 800 hektarë, ndërsa pjesa tjetër u takonte zonave të ndryshme të vendit.  por duhet thënë se dëmtimi i pyjeve të gështenjës për dru zjarri nuk ndodhte. Ndaj edhe nga Task-Forca e ngritur iu kushtua rëndësi organizimit më të mirë me inspektorëve të pyjeve me Bashkinë dhe Policinë e Shtetit. Deri më tani masat e marra kanë rezultuar efikase. Dhe nëse gështenjat do të kishin mbrojtje të përhershme, pyjet e tyre do të ishin nga më të bukurat. Për të kuptuar më shumë për rëndësinë drurit të gështenjës iu refruam studiuesit Ilia V. Ballauri, i cili, shkruan: “Gështenja (Castana sativa ose, Castanea veesca) është një drupyjor dhe njëkohësisht drufrutor, i përhapur në Evropën Jugore, që i përket familjes Fagacea. Përmasat e pemës janë relativisht të mëdha. Në Tropojë dikur është gjetur një dru gështenje me moshë shekullore, me diametër të trungut 2.45 cm, perimetër të tij 7.30 metra dhe lartësi 30 metra (pra afërsisht sa një godinë me 10 kate).  Pema e gështenjës shfrytëzohet kryesisht për lëndën e drurit dhe frutat. Gështenja në thellëinë e kohës për populacionet primitive të njeriut ka qenë një nga ushqimet themelore. Si Aleksandri i madh, ashtu edhe më pas romakët, kanë mbjellë gështenja gjatë fushatave të tyre ushtarake, gjithandej në lëvizjet e tyre. Mjekët e lashtë si Dioskuridi dhe Galeni, përshkruajnë në punimet e tyre vetinë mjekësore të gështenjës”

Burimi//telegraf.al

Previous Post

E ENJTE 05 MAR 2020 EkonomiPolitikëNacionaleGlobiBOTËRAJONArteSportOpinioneLifestyleVideoKalendari Vdes ish-shefi i OKB-së, Javier Perez de Cuellar

Next Post

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama: Sapo kemi mbyllur Projekt-Vendimin për 3400 shtëpi.

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Rindërtimi pas tërmetit/ Rama: Sapo kemi mbyllur Projekt-Vendimin për 3400 shtëpi.

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama: Sapo kemi mbyllur Projekt-Vendimin për 3400 shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In