Mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur një bashkebisedim me të rinjtë e forumit rinor ku në fokus ka qenë për ti dhënë të rinjëve një mundësi më shumë për të jetuar në vend.
Në fillim të takimit Basha është shprehur se Shqiperia ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe të rinjtë duhet të arsimohen dhe të punojne në Shqipëri, gjithashtu edhe të rinjt Shqiptar që janë në vende të ndryshme të botës të kenë një mundësi për tu rikthyer.
Basha u shpreh: Prioriteti im është teknologjia e informacionit, janë programuesit, janë inxhinierët mekanik, janë ekonomistët, janë inxhinierët e ndërtimit, janë mësuesit, apo kur bëjnë rikualifikime. Sepse mund të kemi një numër shumë të madh studentësh që kanë mbaruar shkenca sociale, por nuk ka vend për ta në tregun e punës, e ka gjetur europa çelsin e suksesit, ska nevojë të shpikim mbrrokulla. Ata që kanë mbaruar degët sociale: gjeografi, histori mund të trajnohen benda një viti me financime shtetërore dhe të bëhen programues, ata që kanë mbaruar shkencat egzakte, jo vetëm teknologjinë e informacionit por edhe matematikën por edhe fizikën mund të trajnohen dhe të bëhen programues të lartë, ata që kanë mbaruar teknologjinë e informacionit mund të behen trajnues. Dhe menjëherë e kthejm pllakën, e vëmë gjithë këtë rini me këtë potencial të jashtzakonshëm që s’kerkon lemoshë por kërkon shanse, kërkon mundësi. Ja japim shanset, ja japim mundësit, por të jeni të sigurtë miqtë e mi që europa është një treg i jazhtzakonshëm i etur për krah pune… për vullnet për pune që rinia shqiptare e ka.
Mesa duket ky takim i Bashës i la të rinjtë të pa qartë, të arsimohen dhe të jetojnë në vend apo të ndjekin imagjinatën e kryetarit të opozitës.
Video: