Monday, September 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

FOTOGALERI/ Shqipëria merr presidencën e radhës së ABNA-SEE

admins by admins
November 24, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
FOTOGALERI/ Shqipëria merr presidencën e radhës së ABNA-SEE
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Asambleja e Përgjithshme e Aleancës së Agjencive të lajmeve në Ballkan dhe në Europën Juglindore zhvilloi pasditen e djeshme në Tiranë takimin ku Shqipëria mori presidencën e radhës nga agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Ky ishte një prej vendimeve të marra nga Asambleja që zgjodhi drejtoreshën e  përgjithshme të ATSH-së, Armela Krasniqi, Presidente e Aleancës së Agjencive të lajmeve në Ballkan dhe në Europën Juglindore për një mandat njëvjeçar.

Takimi i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme u vendos të mbahet në Kosovë.

Në fokus të diskutimeve mes drejtuesve të agjencive të lajmeve të ABNA-SEE, ishte edhe dakordësia për të krijuar një platformë e-book ku të gjithë anëtarët e Aleancës së Agjencive Ballkanike të lajmeve do të kontribuojnë me artikuj që promovojnë turizmin, traditat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të vendeve të tyre, monumentet, destinacionet, kulinarin dhe gjithçka me vlerë për nxitjen e potencialeve turistike të vendeve.

Kjo platformë e dakordësuar midis agjencive anëtare do të shërbejë si udhërrëfyes për çdo turist që viziton rajonin.

Përmes platformës, turistët mund të kenë një busull të destinacioneve dhe atraksioneve që mund të vizitojnë në secilin vend ballkanik. Ata do të mësojnë më shumë se çfarë duhet të shohin dhe ku mund të shkojnë për të provuar ushqim tradicional  apo për të përjetuar mënyrën e jetesës lokale në secilin nga vendet ballkanike.

Asambleja e Përgjithshme e Aleancës së Agjencive Ballkanike të lajmeve u mblodh pas përfundimit të konferencës në Tiranë të organizuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare me titull “Media&Tourism, Ideas&Solutions”, me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të këtyre agjencive.  Synimi i kësaj konference ishte të krijojë kanale të reja të bashkëpunimit, për promovimin e turizmit në vendet e Ballkanit.

Aleanca e Agjencive Ballkanike të lajmeve, ku ATSH është anëtare me të drejta të plota, është themeluar në vitin 1995.

Anëtarët e saj janë AGERPRES (Rumani), ANA-MPA (Greqi), AA (Turqi), ATSH, BTA (Bullgari), CNA (Qipro), FENA (BH), HINA (Kroaci), SRNA (Republika Serbska) MIA (Maqedoni), KosovaPress (Kosovë) dhe TANJUG (Serbi) ndërsa vendet me statusin e vëzhguesit janë Moldavia, Sllovenia, Armenia dhe Mali i Zi. /j.p/1 nga 7  

Previous Post

“Deutsche Bank” do të zëvendësojë 18 mijë punonjës me robotë

Next Post

Polonia për të dytin vit radhazi shpallet fituese e “Junior Eurovision”, ja edhe renditja e Shqipërisë

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Polonia për të dytin vit radhazi shpallet fituese e “Junior Eurovision”, ja edhe renditja e Shqipërisë

Polonia për të dytin vit radhazi shpallet fituese e “Junior Eurovision”, ja edhe renditja e Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In