Shqipëria mbetet një nga vendet me tërheqëse dhe më të kërkuara turistike.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi thotë se këtë gjë e tregon edhe shitja e biletave të “Kala Festival 2020” , festival i cili organizohet për të disatin vit radhazi në Dhermi. Sipas tij, standardi i shërbimit në Shqipëri rriten nga viti në vit.
“Falë të gjitha biletave të shitura për “Kala Festival 2020” festival i cili organizohet për të disatin vit radhazi në Dhermi, u dëshmua edhe njëherë se Shqipëria është një nga vendet me tërheqëse dhe më të kërkuara turistike. Standardi i lartë i shërbimit të hoteliereve ka bërë që turizmi të jetë i qëndrueshëm dhe gjithmonë e më shumë në rritje vit pas viti”, -thotë Klosi.
Ky festival, përveç atmosferës për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë. Përgjatë ditëve në festival marrin pjesë edhe DJ të famshëm ndërkombëtarë. Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij zhvillohen dhe ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës shqiptare.
Në 2019 në festival morën pjesë 5 mijë të rinj, jo vetëm nga Britania e Madhe, por edhe nga Zelanda e Re, Australia, Amerika. z.tosku/1 nga 6










