Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme katedralen e ‘Notre Damit’ në Paris. Zjarri fillimisht është raportuar nga qytetarët në rrjetet sociale.

Në fillim shtëllunga tymi dilnin nga kulmet e katedrales ndër brenda pak minutash zjarri filloi të përhapej në të gjithë katedralen e ‘Notre Damit’.

Dyshohet se zjarri ka qënë aksidental dhe ka rënë në pjesën e papafingos së ‘Notre Damit’, pjesë e cila po restaurohej. Brenda pak minutash kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët po luftojnë me flakët për ti neutralizuar.

Katedralja e ‘Notre Damit’ për Parisin por jo vetëm është më shumë sesa një katedrale pasi ajo prej vitesh është bërë simboli i Parisit. ‘Notre Dame’ është atraksioni më i populluar në kryeqytetin e Francë ku brenda një viti vizitohet nga rreth 13 milion turistë.

Ndërkohë kjo ngjarje e rëndë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës ku regimi i parë ka ardhur nga Presidenti i Amerikës, Donald Trump.
Pamje rrëqethëse vijnë nga Parisi ku mijëra qytetarë janë mbledhur përreth katedrales ‘Notre Dame’ që prej dy orësh digjet nga flakët. Në videon e shpërndarë parizienët kanë bërë lutje ku disa prej tyre janë ulur edhe në gjunjë.

Ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrjet ku njerëz nga e mbarë bota kanë shprehur ngushëllime për këtë ngjarje të rëndë.
Ndërkohë qindra parizien të tjerë po i bashkohen turmës, ndërsa rreth 400 zjarrfikës po luftojnë për të neutralizuar flakët.


